Tiranë, manifestimi qendror për faljen e namazit e Bajramit u mbajt në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Në Tiranë manifestimi qendror për faljen e namazit të Fitër Bajramit është mbajtur në Sheshin “Skënderbej”, me pjesëmarrjen e mijërave besimtarëve dhe personaliteteve të ndryshme. 

Namazi është falur edhe në xhamitë në të gjithë Shqipërinë, duke u mbledhur së bashku besimtarët.

Fitër Bajrami është festa e cila festohet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Muslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë dhe solidarizohet me të varfrit për ta festuar së bashku këtë festë. Siç edhe është traditë, pas faljes së namazit të Fitër Bajramit besimtarët muslimanë vazhdojnë festimet në shtëpitë e tyre, duke shkëmbyer vizita mes të afërmeve.

Fiter Bajrami Tirane 2019
Fiter Bajrami Tirane 2019

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button