Namazi i Bajramit u fal në Shkup (VIDEO-FOTO)

Mijëra muslimanë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë janë drejtuar xhamive dhe shesheve për të marrë pjesë në lutjet dhe faljen e namazit të Fitër Bajramit, që është një nga festat më të mëdha të fesë Islame.

Manifestimi qendror në Shkup u mbajt në xhaminë Mustafë Pasha, ku për shkak të numrit të madh të besimtarëve të pranishëm, përveç hapësirës së brendshme të xhamisë u mbush me besimtarë edhe oborri i xhamisë.

Në programin e organizuar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, para namazin u kënduan ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake.

Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në mesazhin e tij para besimtarëve porositi që të solidarizohen me ata që kanë nevojë.

“E lus Allahun Fuqiplotë, për hatër të Fitër Bajramit, që të gjithë muslimanët sot me kënaqësi e festojnë në botë, Allahu të na ndihmojë, të na përkrah dhe e gjithë mëshira dhe ndihma e tij të jetë me ne”, tha Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button