Prokuroria Speciale ngre akuzë për krime lufte kundër Z.Gj. nga Peja

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë kundër të pandehurit Z.Gj. nga Peja, me vendbanim aktual në Beograd, për vepra penale të krimeve të luftës.

Në komunikatën për media thuhet se i pandehuri Z.Gj., gjatë muajve mars – prill të vitit 1999, në lagjen Kristal të Pejës, “duke bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal të nacionalitetit serb, të veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të shëndetit”, transmeton REL.

I dyshuari po ashtu thuhet se ka aplikuar masa të frikësimit ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitje, urdhërim për zhvendosje e të tjera.

Në luftën e fundit në Kosovë, më 1998/99, thuhet se janë vrarë rreth 13,500 persona.

Të pagjetur ende konsiderohen më shumë se 1,600 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button