Zeka për formimin e partisë së re: Jemi grup me njerëz që s’mund të quhen ‘’hajdutë’’

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka paralajmëruar se është duke themeluar një parti të re, për t’ju futur më tej garës së ardhshme zgjedhore, transmeton KlanKosova.tv.

”Për me i dhënë hapësirë qytetarëve të Kosovës për të zgjedhur më mirë. Mendoj që vetëm diaspora është shpëtim i këtij vendi”.

”Nëse shkojmë në zgjedhje, më së largu 25 qershori do të jetë promovimi i partisë më të re politike dhe mund të futemi në zgjedhje. Jemi një grup i madh që në terminologji nuk mund të quhen ”hajdutë”. Jemi konsultuar në Londër, jemi këshill konsultativ. Kam qenë në konsulta me luftëtarë të Kosovës të cilëve iu vjen rëndë që lista e veteranëve është e fryrë.

”Këto budallallëqe kinse kam mashtruar, kanë lind nga disa portale. Çfarë prokurorie ka në Kosovë? Me prokurorë pijanecë?”

”Këta janë prokurorë e policë hetues që dikujt ia kanë futur kokainën prapa dhe ia nisën Interpolin. Qysh ka mundësi që nga 1982 jetoj në Europë, e skam qenë një herë në pyetje për një biletë autobusi në Suedi e në Francë e po dalin këtu po më akuzojnë për mashtrime të qytetarëve”.

Përurimi i Partisë pritet të bëhet nga 25 qershor apo 30 qershor. Mos të lavdërohemi me gënjyer. Janë me mijëra njerëz, janë plot degë të të gjitha partive politike që kanë kërkuar të shkrihen tek unë duke filluar nga Drenica, e në mënyrën më madhështore më kanë pritur në Gjakovë”.

”Kam nisur aktivitetin parazgjedhor. S’mund të jesh edhe patriot edhe hajn. Këta në jetën e tyre në Europë s’kanë parë muze as pikturë, por kanë shkuar për tu shëtitur në bienale. Nëse ata ma thonë emrin e një muzeu apo pikture që e kanë parë në Zvicër – jap dorëheqje. Këta kanë qëndruar në Banhof te unë e tash kinse po dimë ne”.

Zeka po ashtu tha se votën për rrëzimin e Qeverisë ua ka premtuar vetëm tre deputetëve.

Por pohoi që është kundër përshpejtimit të këtij mocioni, pasi janë në proces të një hetimi parlamentar për Postën dhe Telekomin e Kosovës.

”Votën ia kam premtuar tre vetëve, Albulena Haxhiut, Smajl Kurteshit dhe Rexhep Selimit”.

”Nëse këta ma kërkojnë votën për rrëzim të Qeverisë, unë ua jap. A e di pse nuk po dua të ndodhë rrëzimi kaq i shpejtë i Qeverisë, sepse jemi në një hetim parlamentar. Kontrata e Z Mobile do të mbetet në harresë kur të zbulohen milionat që këta i kanë vjedhë në Postën e Telekomin e Kosovës”.

Raporti i Gylenistëve doli shumë i suksesshëm. Ne nuk mund të arrestojmë Hashim Thaçin. Për gylenistët të gjithë e kanë ditë, asnjë ditë s’ka pas nevojë me kërkuar, ishte vepër ekskluzive e presidentit Hashim Thaçi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button