6 muaj burgim me kusht për zv.ministrin Nerjovaj

Me 6 muaj burgim është dënuar zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, njofton Koha.net.

Ai është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare për kohën sa ka qenë drejtor i Inspeksionit në Prizren.

Nëse brenda një viti Nerjovaj nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, nuk do të vuajë dënimin.

Mbrojtja e Nerjovajt, avokati Blerim Mazreku, vendimin e ka konsideruar të padrejtë dhe ka thënë se do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktakuzës, Bujar Nerjovaj sa ishte drejtor i Inspeksionit në Prizren gjatë periudhës 2011-2013, nuk i kishte siguruar kushtet për t’i ekzekutuar rrënimet e katër objekteve në zonën historike të Prizrenit.

Si shkak i mospagesës së detyrimeve, vlerësohet se buxheti i Komunës së Prizrenit u dëmtua për më shumë se 36 mijë euro.

E, zëvendësministri Nerjovaj pati paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga kjo pozitë nëse shpallet fajtor, derisa Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje nëse ai do të shkarkohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button