Deri në fund të javës, gati lista me ministrat e rinj

Emrat e ministrave të rinj do të bëhen publike deri ditën e shtunë, ndërsa jozrytarisht mësohet se përbërja e re e qeverisë mund të votohet ditën e diel. Përfaqësuesit partiak thonë se gjithçka do të bëjë të ditur vetë kryeministri Zoran Zaev. Ndërsa sekretari i përgjithshëm  LSDM-së, Lupço Nikollovski, tha se kryeministri vazhdon negociatat me partnerët e Qeverisë, por pa dhënë detaje, transmeton Alsat-M.tv

“Pres deri në fund të javës të kemi hap serioz në këtë pjesë. Flas për vetë konceptin e punës së Qeverisë dhe rreth propozimeve që duhet kryetari i Qeverisë t’i dorëzojë në Kuvend. Pres që ditët në vijim të ketë më shumë informata, por kjo është çështje e vetë kryeministrit. Paralelisht mund të them se ristrukturime të kuadrove, respektivisht rritja e kapaciteteve vazhdon në të gjitha nivelet”- deklaroi  Lupço Nikollovski, sekretar i përgjithshëm LSDM-së.

Nga partnerët e koalicionit, pa detaje janë edhe partitë shqiptare. Në BDI dhe RDK janë të pakapshëm për të dhënë qëndrim, ndërsa nga Alternativa thonë se bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev ende po vazhdojnë.

“Ende janë duke vijuar bisedimet. Deri në këtë moment ende nuk kemi detaje të precizuara që të njëjtat të mund t’i ndajmë me opinionin e gjerë”- thanë nga Alternativa.

Zaev javën e kaluar bëri edhe rikonstruim të funksionarëve partiak në LSDM.

LEXO: Zaev: Ndryshimet në qeveri dhe në parti do të ndodhin në fillim të qershorit
LEXO: Rikonstruimi i Qeverisë mbaron në fundjavë, pas 1 Majit Zaev do t’i tregojë ndryshimet

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button