Vidhet sërish teli mbrojtës i autostradës

Vjedhja e fundit ka ndodhur mes datës 28 dhe 30 maj. Sipas denoncimit në polici të punonjësve në Ndërmarrjen Shtetërore “Rrugët e Maqedonisë”, persona të panjohur kanë marrë rreth 130 metra të rrjetit metalik mbrojtës. Krahas kësaj, hajnat kanë vjedhur edhe gjashtë shtylla prej hekuri, të cilat kanë qenë të vendosura përreth autostradës Gostivar-Tetovë, transmeton Koha.mk.

Autostrada Gostivar-Tetovë vazhdon të jetë e pasigurt për ata që qarkullojnë këtë në aks rrugor. Së fundmi, gjatë muajve mars dhe maj ishte vendosur tel metalik mbrojtës përgjatë autostradës në disa pjesë ku ishte dëmtuar. Por megjithatë, edhe kësaj radhe nuk u ka shpëtuar hajnave, të cilët si zakonisht vjedhin telin e vendosur dhe e shesin për përfitime të tyre, duke shkaktuar në këtë mënyrë dëm të dyfishtë, së pari duke dëmtuar rrjetin mbrojtës, por edhe duke e bërë të pasigurt autostradën.

Vjedhja e fundit ka ndodhur mes datës 28 dhe 30 maj. Sipas denoncimit në polici të punonjësve në Ndërmarrjen Shtetërore “Rrugët e Maqedonisë”, persona të panjohur kanë marrë rreth 130 metra të rrjetit metalik mbrojtës. Krahas kësaj, hajnat kanë vjedhur edhe gjashtë shtylla prej hekuri, të cilat kanë qenë të vendosura përreth autostradës Gostivar-Tetovë, në vendin e quajtur “Lumi i Bogovinës”, atari i fshati Zherovjan.

Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur vjedhje e telit mbrojtës përgjatë kësaj autostrade. Vjedhjet e këtilla ndodhin gjithnjë në kontinuitet. Krahas vjedhjeve të telit, po ashtu në disa raste vetëm është dëmtuar me qëllim që disa nga bujqit të kenë qasje më të lehtë në rrugët dytësore për tek pronat e tyre. Vendosja e telit të ri mbrojtës kishte filluar diku në mes të muajit mars. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, por edhe nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë që qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të mos dëmtojnë mburojat metalike pasi të njëjtat shpëtojnë jetë njerëzish, por njëkohësisht mbrojnë edhe kafshët që të mos kenë qasje në autostradë.

Sipas informacioneve, në aksionin për rregullimin dhe rikonstruimin e mburojave mbrojtëse në muajin mars ishin mbi 10 mijë metra tel që u rivendos përgjatë autostradës nga Shkupi deri në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button