Thaçi: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

“Dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe tarifat duhet të mbeten në fuqi”, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Anadolu Agency.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot këshilltarët diplomatikë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel në zyret e tij në Prishtinë.

Siç njofton kumtesa nga Zyra e Presidentit, Thaçi u uroi mirëseardhje dhe mirëpriti angazhimin francezo-gjerman për takimin në Paris, në mes të përfaqësuesve të shtetit të Kosovës dhe të shtetit të Serbisë, si dhe përpjekjet e presidentit Macron dhe kancelares Merkel për të ndihmuar rifillimin e procesit të dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Presidenti Thaçi potencoi se “dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi”.

Ai gjithashtu u shpreh se “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”.

Thaçi kërkoi që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Në fund, Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara (OKB).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button