Gjykata ia kthen pasaportën Orce Kamçevit, PSP e sheh në TV që ai është në Këln

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën themelore Shkup 1 ia ka kthyer pasaportën e biznesmenit të dyshuar Orce Kamçev, i cili ishte nën masa mbrojtëse në hetimin e PSP-së “Perandoria”. Gjykata nuk u përgjigj nëse pasaporta e Kamçevit u kthye përkohësisht ose absolutisht, transmeton SDK.mk.

PSP ka dhënë leje për t’ia kthyer përkohësisht pasaportën Orces, por se kjo gjë kishte ndeshur e kanë kuptuar kur mbrëmë e kanë parë në mesin e shikuesve dhe podium në ndeshjen Vardar-Vesprém në Këln në televizion.

PSP në përgjigjen për SAKAMDAKAZHAM.MK thotë:

“Më dy maj 2019 në Prokurorinë Speciale është parashtruar propozim për t’i dhënë leje për pasaportë të përkohshëm personit të dyshuar Kamçev. PSP e ka dhënë këtë leje. Por deri sot nga Gjykata themelore Shkupi 1 s’kemi pranuar vendim se gjykatësi i procedurës paraprake përkohësisht ia ka kthyer pasaportën të të dyshuarit. Është për t’u theksuar se, masat e sigurisë kundër tij mbeten “.

Prandaj, as PSP nuk e di se kur Kamçevit i është kthyer pasaporta, as deri kur ai do të mund të udhëtojë lirisht jashtë vendit.

Gjykata nuk i ka treguar arsyet për kthimin e pasaportës, as kur Kamçev do ta kthejë pasaportën në gjykatë. Gjykatësi qenka në pushim.

ORCE KAMCHEV PREJ SOT NË LIRI, PËR E PASAPORTËN DHE TË PANDELEVSKIT E JOSIFOVIÇIT DO TË VENDOSË GJYKATA PENALE

Sipas ligjit, personave të dyshuar që janë nën masa të sigurisë, gjykata, në pajtim me prokurorin, për arsye të veçanta dhe të arsyeshme, që më së shpeshti janë shëndetësore, ua kthen përkohësisht pasaportën e konfiskuar. Kjo ka ndodhur edhe me deputetin Ilija Dimovski, të akuzuar në “Titanik” nga PSP-ja, të cilit ia kthenin pasaportën përkohësisht për kontrollim në Austri, si dhe për udhëtime zyrtare.

Më 4 mars, 2019 Këshilli penal i Gjykatës Supreme i kryesuar nga Jovo Vangellovski i liroi nga arresti shtëpiak Jordan Kamçevin, Cvetan Pandeleskin dhe Nenad Josifoviq, të dyshuar në hetimin e madh të PSP “Perandoria“.

Pasaportat e Kamçevit, Josifoviqit dhe Pandeleskit janë në Gjykatën themelore Shkupi 1. Për ta nuk vendos Gjykata Supreme. Ato për momentin mbeten si masa për të siguruar praninë e të dyshuarve dhe nga Gjykata themelore Shkup 1 do të kërkojë kthimin e tyre eventual.

Përveç këtyre katër personave, në rastin “Perandoria” të dyshuar janë edhe nëna Orces Ratka Kunoska-Kamçeva, motra e tij Kristina Kamçeva-Stojçeska, Vlladisllav Stajkoviq, Zorica Arsovska, Jovançe Taskovski, Dejan Janev, Liljana Gajdovska, Todor Mirçevski dhe Vançe Mijallçev.

Ata janë të dyshuar për: krijim të grupit të strukturuar kriminal, shkaktim i dëmeve ose dhënie të privilegjeve për kreditorët, pastrim parash, mashtrim, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit dhe për vepra tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button