Haradinaj liron nga detyra e këshilltarit Sylejman Selimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra e këshilltarit politik, Sylejman Selimin, raporton Koha.net.

Këtë thotë ta ketë bërë me kërkesën e vetë Selimit.

“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij. Zotin Selimi e falenderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Emërimi i Selimit në këtë pozitë ishte përcjellë me reagime të shumta. Ambasada Amerikane pati reaguar duke kërkuar që të mos emërohen në pozita të larta publike njerëz të dënuar për krime lufte.

Selimi ishte emëruar këshilltar i Haradinajt në fillim të shkurtit. Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ishte liruar me kusht në janar pas më shumë se pesë vjetësh burgim. Selimi ishte shpallur fajtor për veprën penale “krime të luftës kundër popullatës civile” dhe në rastet “Drenica 1 dhe 2”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button