Në prag të takimit me familjen mbretërore, Donald Trump ofendon Meghan-in

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania do të takohen me familjen mbretërore gjatë vizitës së tyre në Britani, ditën e nesërme, transmeton Revista Class.

Ata do të takojnë Mbretëreshën Elisabeth, Princin Charles, Dukeshën Camilla, Princin William, Dukeshën Kate dhe Princin Harry. Meghan Markle nuk do të jetë e pranishme në takim duke qenë se është me lejen e lindjes dhe besojmë se ajo nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

Për të gjithë ju që nuk e dini, Meghan ka dalë hapur kundër presidentit Trump në vitin 2016, kur ai kandidonte kundër Hillary Clinton. Meghan ka mbështetur hapur Clinton-in, madje e ka quajtur Trump-in përçarës dhe paragjykues të grave. Duket se presidenti nuk ia kishte idenë e kësaj gjëje, por kur një nga reporterët e “The Sun” ia bëri të ditur së fundmi, Trump nuk mundi t`i kontrollojë fjalët.

“Nuk e dija këtë gjë. Çfarë mund të them? Nuk e dija që ishte e keqe”, -është shprehur ai.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button