Blendi Klosi: Tensioni politik po godet rëndë turizmin

Turizmi i një vendi varet shumë edhe nga imazhi i atij shteti, e protestat e fundit të opozitës, sipas ministrit Blendi Klosi, po e dëmton shumë atë, transmeton TopChannel.tv.

Ministri Klosi tregoi se në muajin Maj ka një rënie të shtimit të turistëve të huaj që mbërrijnë në Shqipëri. “Protestat ndikim të konsiderueshëm në turizëm. Janari u dëmtua nga protestat e studentëve. Ndërsa muajt e tjerë kanë pasur nga 10 % rritje, përjashtim bën Maji, ku ka pasur vetëm 1,5 % rritje në krahasim me vitin e kaluar”, tregoi Klosi.

Sipas tij një nga problemet që kanë turistët e huaj, është frika se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, por kur mbërrijnë këtu kuptojnë se situata është krejtësisht tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button