Ish-zyrtari japonez është arrestuar, pranoi se ka vrarë të birin

Ish-zëvendësministri i Bujqësisë i Japonisë, Hideaki Kumazawa u arrestua për vrasjen e të birit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sot policia njoftoi se Kumazawa u arrestua të shtunën dhe u mbajt në paraburgim për shkak të hetimeve rreth vrajses së birit të tij.

Ish-zyrtari i lartë qeveritar Kumazawa sot para prokurorisë do të prononcohet rreth akuzës për vrasjen e të birit Eiichiro me thikë.

Mediat japoneze raportojnë se 76-vjeçari Kumazawa në polici ka pranuar se ka vrarë të birin 44-vjeçar pasiqë e ka konsideruar si të rrezikshëm për komunitetin.

Në Japoni janë të shpeshta incidentet që shkaktojnë personat që njihen si të denuar nga shoqëria, të cilët në nivel lokal njihen si “hikikomori”.

Ish-zyrtari Kumazawa konisderon se i biri i tij ishte kërcënim potencial për komunitetin, sikur i riu, i cili të martën në Tokio me thikë mori dy jetë dhe plagosi 19 nxënës dhe në fund kreu vetëvrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button