Hekurudha e Greqisë aktualisht s’ka interes për të qarkulluar tren nga Manastiri në Florinës

Ndonëse linja hekurudhore nga Manastiri në Kremenicë në kufirin Maqedoni-Greqi tashmë është ndërtuar, trenat e pasagjerëve nuk do të qarkullojnë së shpejti nëpër të. Operatori hekurudhor nga Greqia- TrainOse nuk është i interesuar për qarkulluar trenit ndërkufitar midis Manastirit dhe Florinës. Siç informoi për “Meta” Hekurudhat e RMV – Transportit, më 30 maj në Shkup, është zhvilluar një takim me Drejtorin e përgjithshëm të hekurudhës së Greqisë, ku është diskutuar për iniciativën e hekurudhës sonë për lidhjen më të mirë hekurudhor me fqinjin jugor, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Të dy vendet kanë krijuar trafik të rregullt hekurudhor në relacionet Selanik – Florina dhe Shkup – Manastir, me nga 3 trena në ditë.

Ideja e hekurudhës vendore ishte që të garniturat motor që qarkullojnë në të dy anët e kufirit, të përdoren për të filluar qarkullimin e trenit ndërkufitar, i cili do t’u shërbente qytetarëve të të dy vendeve për të udhëtuar në mes Manastirit, Florinës dhe Selanikut.

Hekurudhat e RMV- Transport theksojnë se operatori grek TrainOse aktualisht është i interesuar vetëm për mirëmbajtjen e linjës hekurudhore nga Shkupi në Selanik nëpërmjet Gjevgjeli gjatë gjithë vitit. Në gjysmën e dytë të qershorit, një delegacion i hekurudhës vendore do të shkojë për vizitë në Selanik ku do të arrihej marrëveshje përfundimtare për fillimin e mundshëm të qarkullimit të një tren ekspres midis Shkupit dhe Selanikut gjatë gjithë vitit.

Hekurudhat e RMV – Transportit në prill e testuan me sukses linjën e ndërtuar rishtazi nga Manastiri në Kremenicë. Në hekurudhën e gjatë 17 kilometra janë investuar 17.2 milionë euro, me shpresën se lidhja e dytë hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë do të sigurojë rritje të vëllimit të transportit të mallrave dhe udhëtarëve ndërmjet dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button