Festimi për “Vardarin”: Reagime për gjuhën e urrejtjes dhe mbi 10 milionë denarë për ekipin

 Për gjuhën urrejtjes kanë reaguar Komiteti i Helsinkit, ASH-ja, BDI-ja, Alternativa dhe "CIVIL".

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet për gjuhën e urrejtjes që u përdor dje gjatë kremtimit të marrjes së titullit nga Klubi i Hendbollit “Vardari” në qendër të Shkupit. Nga ana tjetër Qyteti i Shkupit ka ndarë 40 mijë euro shtesë vetëm për udhëtim çarter të lojtarëve, për shkak se udhëtimi tjetër ka qenë në orët e vona, e për ditë tjetër nuk ka mundur të shtyhet kremtimi, transmeton Portalb.mk.

“Deri në mëngjes nuk është denoncuar asnjë rast. Ne sigurisht se jemi informuar nëpërmjet mediave, por do të ndërmarrin të gjitha aktivitetet për rastin e djeshëm. Ne edhe me kumtesë kemi apeluar se do të sanksionohet çdo përdorim i gjuhës së urrejtjes apo edhe dhunës”, tha për Portalb.mk. zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, megjithëse nuk deshi të specifikojë se nëse deri tash është ndërmarrë ndonjë aktivitet për rastin e djeshëm ku u përdorën sloganet  “Vdekje për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”.

Në kumtesën e dërguar në media, nga MPB-ja ka njoftuar se Sektori për krime kompjuterike dhe forenzikë digjitale, në koordinim me prokurorinë përgjegjëse në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete dhe masa për sanksionim të gjuhës së urrejtjes edhe në rrjete sociale, më së shpeshti në Fejsbuk, por nuk ka specifikuar se a hynë aty edhe rasti i djeshëm.

Qyteti i Shkupit, me fillim prej ora 18:30 do të realizojë pritje solemne të ekipit, për të cilin manifestim ka ndarë 2 milionë denarë. Vetëm për udhëtim çarter ka ndarë rreth 40 mijë euro, e kurse për shpërblim 6 milionë denarë. Në total, Qyteti i Shkupit do të harxhojë 10.440.000 denarë për ekipin.

“E kemi financuar çarterin sepse janë kampionë. Vendimi për pagesë është propozuar në Këshill, dhe i njëjti duhet ta miratojë. Pagesa bëhet sepse udhëtimi i ekipit ishte shumë vonë, dhe anulohej për sot ceremonia e festimit”, tha zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu.

Për pritje të ekipit të “Vardarit” është realizuar edhe transport publik falas në Shkup.

Nga MPB-ja njoftuan se janë ndërmarrë të gjitha masat për sigurim të rendit dhe qetësisë publike gjatë pritjes së kampionëve evropian dhe se, do të jetë e sanksionuar çdo përpjekje për të nxitur incident, siç ka ndodhur në kremtimin e djeshëm. Nga atje kanë apeluar, që qytetarët që vërejnë çfarëdolloj shkelje të ligjit, ta denoncojnë te policët, stacionet e policisë apo edhe në numrin 192, të mos përdorin parulla ofenduese, të mos këndojnë këngë me të cilat shpërndahet gjuhë e urrejtjes dhe të mos përdorin lëndë piroteknike, pasi do të sanksionohen.

LEXO: Festimi për “Vardarin”: Njerëz të lënduar, vetura të dëmtuara dhe gjuhë e urrejtjes kundrejt shqiptarëve

Përndryshe, pasi Klubi e Hendbollit “Vardari” mori titullin e kampionit evropian, në qendër të Shkupit u realizua festë, në të cilën mbetën të lënduar dy persona, dy vetura u dëmtuan, dhe u përdor gjuhë e urrejtjes: “Vdekje për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”. Në lidhje me këtë anë reaguar Komiteti i Helsinkit, Aleanca për Shqiptarët(ASH), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Alternativa dhe Qendra për Liri “CIVIL“.

Komiteti i Helsinkit: Apelojmë që MPB-ja dhe Prokuroria ta hetojnë rastin

Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut
Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut

Nëpërmjet një kumtese të dërguar në media, Komiteti i Helsinkit ka njoftuar se në lidhje me gjuhën e urrejtjes deri te ata ka pasur disa denoncime, pjesa dërmuese e tyre kanë pasur të bëjnë me përkatësi etnike, ndërkaq ka apeluar deri te MPB-ja dhe Prokuroria që ta hetojnë rastin.

“Numri më i madh i denoncimeve kanë të bëjnë me gjuhë të urrejtjes në baza të përkatësisë etnike. Kështu për shembull, në sheshin e Shkupit është thënë “Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar”, “Maqedoni e pastër”, dhe gjuhë tjetër ofenduese dhe diskriminuese Komiteti apelon deri te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike ta hetojnë rastin dhe të ndërmarrin të gjitha masat sipas dispozitave ligjore”, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

ASH-ja: Fjalori fyes i komitëve ndaj shqiptarëve, primitivë dhe i pakuptimtë: MPB-ja ta hetojë rastin

Fotografi nga Kongresi i ASH-së

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka shprehur keqardhje për rastin e djeshëm ndërkaq gjuhën e përdorur në qendër të Shkupit, e ka quajtur si gjuhë fyese ndaj shqiptarëve, me çka nga Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar ta hetojë rastin.

“Ky fenomen ndodh gjithmonë, si ne rast humbje dhe fitoreje, për vite me radhë. Madje shpesh herë ky grup i tifozëve kanë goditur dhe dhunuar shqiptar të pafajshëm dhe kanë shkartuar prona shqiptare dhe për çudi, asnjëherë askush nuk ka mbajt përgjegjësi. Kjo vazhdimisht ka ndodhur sepse asnjëherë anëtarët e tifo grupeve nuk janë ndëshkuar nga organet e rendit dhe gjyqësia, madje ata janë inkurajuar. Ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarr masa ndaj personave dhe tifo grupeve që nxisin urrejtje ndëretnike dhe promovojnë gjuhë të urrejtjes, madje duke e bërë atë jo vetëm nëpër stadiume, por edhe në sheshin e Shkupit, siç ishte rasti i mbrëmshëm i tifozërisë së Ekipit Vardar, Komitët”, thuhet në reagimin e ASH-së.

BDI: E dënojmë dhunën dhe gjuhën e urrejtjes së huliganëve maqedonas

BDI - Bashkimi Demokratik për Integrim
BDI – Bashkimi Demokratik për Integrim, foto arkiv

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon gjuhën e urrejtjes si dhe aktet e dhunës së shfaqur dje nga ana e grupit të tifozëve në Shkup pas fitores së klubit të hendbollit “Vardar”.

Bashkimi Demokratik për Integrim nxit organet kompetente që të hetojnë rastin e djeshëm dhe personat që në vazhdimësi përsërisin këtë dukuri të dalin para  organeve të drejtësisë.

Njëkohësisht, BDI fton qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të ulta nga tifo grupet e ndryshme.

“Klubet dhe sportistët duhet të reagojnë gjithashtu për ta dënuar dhe për tu distancuar nga dhuna dhe urrejtja, me kërkesë që tifozët në mënyrë sportive të festojnë fitoret e klubeve sportive dhe jo të nxisin urrejtje dhe ndarje në mes bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Alternativa: E dënojmë gjuhën e urrejtjes të tifozëve të “Vardarit”

Alternativa
Alternativa

Pas fitores së mbrëmshme të Kupës Europiane të Hendbollit nga klubi i vendit tonë “Vardar”, kur tifozët në qendër të Shkupit brohoritën thirrje fashizoide antishqiptare, Alternativa e gjykon dhe dënon këtë gjuhë të urrejtjes e albanofobisë si shumë të dëmshme për marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe konsideron se kjo është një dukuri që lë gjurmë të këqija edhe në perspektivën euro-atlantike të vendit tonë.

Alternativa pret që, bashkë me faktorët politikë e civilë në vend, edhe vet klubi “Vardar” të distancohet nga ajo gjuhë dhe të dëshmojë se sporti është përtej këtyre ndarjeve.

Me këtë rast Alternativa përfiton nga rasti që Klubit të Hendbollit “Vardar” t’ia urojë fitoren dhe suksese të këtilla t’u dëshirojë edhe klubeve të tjera sportive në vendin tonë.

LEXO: “Rasti Sazdovski”: Bela, Demiri dhe Luzha u dënuan me nga 19 vjet burg
LEXO: Gjuha e urrejtjes vdekjeprurëse në Maqedoni, çka duhet të bëjnë institucionet?
LEXO: “Komitin” Sazdovski e kanë rrahur, pas një “lufte” në internet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button