Përndjekjet penale për protestën, reagoi kampi opozitar në Shqipëri

Pak minuta pasi policia deklaroi se ka nisur procedim penal për 60 protestues, ndër të cilët 42 janë të arrestuar, për dhunë ndaj uniformave blu, ka ardhur edhe reagimi nga kampi opozitar, përmes ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, njofton TCH.

Në reagimin e tij, Alibeaj thekson se nuk ka njeri në Shqipëri që i ka dhunuar më shumë policët sesa Edi Rama duke i kthyer ata në shërbim të krimit, roje dhe punonjës ngarkim shkarkimi të hashashit, heroines dhe kokaines.

Sipas tij Lulzim Basha dhe PD në çdo protestë kanë qenë në mbrojtje të policëve me thirrje te hapura dhe me veprime konkrete, edhe pse protestuesit jane dhunuar dhe provokuar vazhdimisht nga policë të infiltruar civilë prej shefat e tyre të inkriminuar.

Reagimi i plotë i Enkelejd Alibeajt
Nuk ka njeri në Shqipëri që i ka dhunuar më shumë policët sesa Edi Rama duke i kthyer ata në shërbim të krimit, roje dhe punonjës ngarkim shkarkimi të hashashit, heroinës dhe kokainës.

Policia që drejtohet nga të inkriminuar do te clirohet bashke me gjithë popullin nga zgjedha e krimit dhe te korruptuarit.

Policia është e popullit dhe jo kundër popullit, qeveria është e krimit kundër policisë dhe popullit të saj. Populli është në këmbë për t’i kthyer dinjitetin dhe Policisë së Shtetit, prandaj ne jemi me ta ne krah dhe mbrojtje te tyre.

Ndryshe nga kjo qeveri qe, kur ishte ne opozite, dhunonte policinë, Lulzim Basha dhe PD ne çdo proteste kane qene ne mbrojtje te policeve me thirrje te hapura dhe me veprime konkrete, edhe pse protestuesit janë dhunuar dhe provokuar vazhdimisht nga police te infiltruar civile prej shefat e tyre te inkriminuar.

LEXO: Dhuna ndaj Parlamentit të Shqipërisë, 60 të proceduar penalisht

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button