Nga mesnata, në RMV do të ulen çmimet e derivateve të naftës

Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), nga mesnata do të ulet çmimi i benzinës dhe dizelit për një denarë e gjysmë, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, për një denarë do të ulet çmimi i “Eurosuper 98”, kurse për një denarë e gjysmë do të lirohet “Eurosuper 95”, “Eurodizeli” dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri.

Me këtë vendim, çmimi i ri i “Eurosuper 95” do jetë 69.50 denarë, “Eurosuper 98” – 72 denarë për litër, “Eurodizel” – 62.50 denarë, ndërkaq i vajit ekstra të lehtë – 52 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button