Pyetje për presidentin e ri

Shefi i pestë me radhë i shtetit të Maqedonisë tanimë tregoi shenjë të pavarësisë, përkundër presioneve që vijnë nga partitë politike që e mbështetën zgjedhjen e tij. Kjo është shenjë e mirë se dëshiron të jetë personalitet, e jo i dëgjueshëm. Nëse vazhdon ashtu do të ketë të drejtë të plotë që të prezantohet si president i të gjithë qytetarëve. Si qytetar e pyes: a ka instrumente të mjaftueshme për realizimin e kompetencave të veta; a dëshiron që funksionin e vet ta vë nën kontroll kushtetues dhe të jetë president i përgjegjshëm; dhe nëse pas përfundimit të mandatit të presidentit do ti shfrytëzojë privilegjet e tij siç e bënë edhe paraardhësit e tij të gjallë?

Censusi i tejkaluar në raundin e dytë

Censusi prej 723.353 votues në raundin e dytë zgjedhor të 5 majit të vitit 2019 u tejkalua më lehtë se siç dukej pas përfundimit të raundit të parë. Në zgjedhje dolën 843.508 votues ose 120.155 më tepër nga censusi i paraparë. Me numër aq të madh të votuesve të ri, dalja në raundin e dytë u rrit në 46,7 përqind në raport me 41,7 përqind në raundin e parë. Në atë mënyrë, dalja në raundin e dytë nuk rra në nivel më të ulët, por u lartësua më lartë nga dalja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2009 (42 përqind). Kjo është përqindje e lartë e daljes nëse kihet parasysh numri i madh i votuesve që mungojnë nga vendi.

Meritë për tejkalimin e censusit kanë të dy pretendentët për vendin e presidentit, bashkë me partitë që u dhanë përkrahje. Të dy vendosën që të garojnë deri në fund, të bindur se kanë gjasa të njëjta në Pallatin në Vodno. Për këtë i nxiste edhe dallimi i ngushtë të votave në raundin e parë. Prapëseprapë, partia opozitare që mbështeti kandidaten, nëse thirrte për bojkot të zgjedhjeve – censusi do të ishte i pa arritshëm.

Dalja më e lartë në raundin e dytë ka të bëjë edhe me nivelin më të lartë të fushatës zgjedhore, në raport me fushatat paraprake. Të dy kandidatët qartë i përcaktuan pozitat e veta, në mënyrë eksplicite i pikëpamjet e veta, u ballafaquan edhe në plan moral, pa doreza dhe pa fyerje më të rënda. U panë sy më sy, si dy personalitete të ndryshme, me dozë të caktuar të sharmit dhe të estetikës, tërheqës për shikuesit. Të vendosur njëri përballë tjetrit ishin në pozitë të njëjtë, me atë që kandidatja ishte më lartë se kandidati në kuptimin intelektual, ndërsa ky atë në kuptimin politik, me prirje më të madhe ndaj Makiavelit.

Prapëseprapë, censusi dhe rezultati përfundimtar nga raundi i dytë në masë më të madhe janë meritë e partive politike dhe të marrëveshjeve të tyre. Te ne ende te anëtarësia partiake është faktor vendosës në procesin zgjedhor, ndërsa partitë politike janë ato që në mënyrë qenësore ndikojnë mbi vullnetin zgjedhor të qytetarëve. Ajo shihet edhe nga rezultatet e raundit të dytë. Kandidati i përbashkët, Stevo Pendarovski, fitoi me riorientimin e trupit votues shqiptar në anën e tij. Ashtu ai fitoi edhepse prapa kandidates qëndruan shumica e votuesve të etnosit.

Mos logjika e përmendur flet se në shoqërinë e ndarë në vija etnike, efektet nga zgjedhjet e drejtëpëdrejta nuk varen nga qytetarët, por nga marrëveshja midis partive politike. Për këtë shkak, sa më shpejtë zgjedhjet e drejtpërdrejta duhet të zëvendësohen me zgjedhje të tërthorta. Ndërsa kjo do të thotë edhe shlyerje e zgjedhjeve të drejtpërdrejta nga lista e vlerave themelore të rendit kushtetues. Atë e kërkoi edhe profesori francez të të drejtës kushtetuese, Zhak Kadar, kur shqyrtohej Projekt-kushtetuta në shtator të vitit1991. Kërkesa e tij nuk u kuptua nga Komisioni për çështje kushtetuese, e as nga anëtarët e Grupit të ekspertëve. Isha i pranishëm në atë takim. U turpërova nga njohja e paktë të çështjeve kushtetuese që e kishin “ekspertët”. Por, në kundërshtim me atë, presidenti Kiro Gligorov konsideronte se grupi e “njeh materien kushtetuese dhe zgjedhjet komparative kushtetuese të pothuajse të gjitha kushtetutave Evropiane”.

Fitore e pakontestueshme e Stevo Pendarovskit

Në raundin e dytë Stevo Pendarovski fitoi 435.656 vota ose 51,65 përqind, ndërsa Gordana Siljanovska – Davkova 377.446 vota ose 44,75 përqind të qytetarëve që dolën në votime. Dallimi është 58.210 vota në favor të fituesit që është 13 herë më tepër nga raundi i parë. Prapëseprapë, nuk ka vend për triumfalizëm. Fituesi duhet ti ketë parasysh edhe votat e dhëna për kandidaten. Patjetër duhet seriozisht të mendojë se si dhe në çfarë mënyrë do të jetë president edhe i votuesve të saj.

Duhet tu kushtojë vëmendje edhe fletë-votimeve të pavlefshme. Nga numri i fletë-votimeve të tilla mund të shihet edhe i atyre që kanë vendosur që ta bojkotojnë raundin e dytë. Janë numëruar gjithsej 30.407 ose 3,60 përqind. Kjo është shifër më e vogël nga fletë-votimet e pavlefshme nga raundi i parë (32.838 ose 4,34 përqind). Shifra tregon se rezistenca e qytetarëve ndaj raundit të dytë ka qenë më e dobët se rezistenca ndaj raundit të dytë.

Burim: faktor.mk

Nga ana tjetër, numri i fletëvotimeve të pavlefshme nga raundi i dytë është më i madh nga numri i fletëvotimeve të pavlefshme gjatë votimit të Referendumit të 30 shtatorit të vitit 2018. Bëhet fjalë për votues të regjistruar, e jo të paregjistruar. Në Referendumin janë regjistruar 19.230 ose 2,88 përqind të fletëvotimeve të pavlefshme. Ajo flet se rezistenca e votuesve ndaj referendumit ka qenë më e dobët nga rezistenca ndaj raundit të dytë. Meritojnë krahasim edhe rezultatet nga raundi i dytë me rezultatet nga Referendumi. Kjo është e nevojshme, sepse që të dyja votimet janë të ndërlidhura me Marrëveshjen e Prespës. Kandidatja ishte kundër Marrëveshjes, ndërsa zgjedhjet i humbi. Me siguri në anën e vet i tërhoqi të gjithë votuesit që ishin kundër Marrëveshjes së Prespës ( 37.700). Nga ana tjetër, kandidati e përkrahu marrëveshjen dhe fitoi në zgjedhjet. Por, nuk arriti ti tërheq në anën e vet të gjithë votuesit që e përkrahën marrëveshjen ( 609.813). Shikuar për nga ana juridike, përmes fitores së Pendarovskit dhe disfatës së Siljanovska Davkovës, Marrëveshja e Prespës fitoi legjitimitet më të fuqishëm. Por, legjimiteti i saj ende mbetet i brishtë, sepse referendumi nuk e kaloi censusin prej 50 përqind. Fajtorë për atë janë bojkotuesit të cilët pa u menduar, të drejtën e votimit e shndërruan në “të drejtë jonormale”.

Kandidatja nuk i humbi zgjedhjet për shkak të kundërshtimit ndaj Marrëveshjes së Prespës. Mossuksesi i saj më së shumti është rezultat i kundërshtimit të saj ndaj ligjit për përdorimin e gjuhëve të vitit 2018. Ajo çështje për shqiptarët ka rëndësi më të madhe se sa Marrëveshja e Prespës. Efekt negativ kishte edhe takimi i saj me presidentin Ivanov në Ohër në fillim të fushatës zgjedhore. Për Shqiptarët ai ishte takim i pakëndshëm, sepse presidenti refuzoi ta nënshkruajë dekretin për shpallje të LPGJ.

Zgjedhjet presidenciale të gjashta me radhë do të shënohen në analet si zgjedhje të para presidenciale të pranuara edhe nga kandidatja që pësoi disfatë edhe nga opozita. Ajo është shenjë e mirë se Maqedonia lëviz në drejtim të mirë. Është e pakuptueshme që mungoi urimi për fituesin. Urimi është dërguar vetëm në vitin 2009 kur Gjorgje Ivanov e fitoi Lubomir Fërçkovskin në raundin e dytë. Profesori i uroi profesorit. Ajo duhej të ndodhte edhe kësaj radhe.

Tre grupe pyetjesh për presidentin e ri

Grupi i parë i pyetjeve është i ndërlidhur me aktet e presidentit dhe kontrollit të tyre kushtetues. Sipas Kushtetutës, presidenti disponon vetëm me dekretin si akt juridik për realizim të kompetencave të veta. Disponon edhe me të drejtën që ta informojë Kuvendin për çështje nga kompetenca e tij, si akt jo – juridik. A disponon presidenti me akte të mjaftueshme juridike dhe jo – juridike për realizim të kompetencave të veta ose edhe më tej do të jetë me duar të zbrazëta? Përse Gjykata Kushtetuese nuk bën kontroll të akteve dhe të veprimeve të presidentit? A do të propozojë presidenti plotësim të Kushtetutës ose miratim të Ligjit për presidentit e RMV, me shumicë prej dy të tretat? Në këto pyetje presidenti mund të përgjigjet më lehtë, sepse ka qenë këshilltar i presidentit Trajkovski edhe i presidentit Cërvenkovski.

Grupi i dytë është i ndërlidhur me përgjegjësinë e presidentit. A kemi president të përgjegjshëm apo të pa përgjegjshëm? Nëse kemi të pa përgjegjshëm, atëherë çka keni ndërmend të ndërmerrni në planin normativ dhe politik që gjendja të ndryshojë? Çka duhet ndërmarrë në planin juridik, nëse nuk dëshironi të na ndodh Ivanovi i dytë?

Dhe grupi i tretë është i ndërlidhur me privilegjet e presidentit të parapara në Ligjin për të drejtat e presidentit dhe të familjes së tij nga korriku i vitit 2004, të zgjëruar në tetor të vitit 2006 me privilegje të reja. Bëhet fjalë për dy grupe të privilegjeve. E para ka të bëjë me privilegjet e presidentit pas përfundimit të funksionit të tij. Privilegje të tilla tanimë i shfrytëzojnë dy presidentët e gjallë të mëparshëm. Grupi i dytë i takon familjes në rast të vdekjes që presidentit. Privilegje të tilla tanimë i shfrytëzon familja e presidentit Trajkovski. Bëhet fjalë për privilegje jashtë kushtetuese të aplikuara me ligj të rëndomtë.

A ka ndërmend presidenti të ndërmarrë diçka apo do të mbetet duarkryq njëlloj si paraardhësit e tij? Nëse nuk ndërmerr asgjë, atëherë a ka intencë edhe ai ti shfrytëzojë të njëjtat privilegje pas kalimit të mandatit të tij? Kjo çështje kohëve të fundit ka ngritur valë në opinion pasi që presidenti paraprak shfaqi dëshirë që ti shfrytëzojë të njëjtat privilegje të vilat i shfrytëzon tanimë dhjetë vjet edhe Branko Cërvenkovski. Në skenën politike duhet të paraqitet personalitet modest dhe jo egoist i cili në mënyrë dinjitoze do ta prezantojë popullin në Maqedoni. Ka ardhur koha që ndaj presidentëve të mëparshëm lakmitarë të ndërmerren masa me veprim retroaktiv.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button