ASH-ja për dy vjet qeverisje: Mungojnë reformat në drejtësi, ekonomia është rrënuar dhe migracioni është masiv

Partia shqiptare opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) dyvjetorin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç e cilësojnë ata, “qeverisja LSDM-BDi”, e kanë cilësuar me mungesë të reformave në drejtësi, me ekonomi të rrënuar dhe migracion masiv të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Në kumtesën e dërguar nga ASH-ja, thuhet se Qeveria LSDM-BDI nuk ka arritur ta përmbush as çerekun e programit të saj qeveritar, pasi që sipas tyre, reformat në fushën e drejtësisë kanë sjellë deri te ajo që shumë zyrtarë të regjimit të kaluar të mos japin përgjegjësi penale për të veprimet gjatë së kaluarës, janë amnistuar shumë deputetë të VMRO-DPMNE-së, fati i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) është shndërruar në objekt trafikimi LSDM-VMRO, ndërkaq asnjë gjykatës nuk është shkarkuar.

“Sot të gjithë ne jemi dëshmitar se, shumë zyrtarë të regjimit të kaluar, të cilët ishin të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, vazhdojnë ti gëzojnë privilegjet e pushtetit, nëpër pozita të larta shtetërore dhe asnjëri nga ata nuk mban përgjegjësi penale dhe politike për të kaluarën e tij. Kjo qeveri e shndërroi Kuvendin e RMV-së në institucion, i cili në vend të forcoj shtetin e së drejtës me ligje, kjo shumicë parlamentare e Qeverisjes LSDM-BDI amnistoi deputet e VMRO që ishin organizator kryesor të 27 Prillit, duke mos ia marr mandatin, Trajko Vlejanoskit. Kjo qeverisje shuajti shpresën e qytetarëve të saj, duke goditur edhe mbi Prokurorinë Publike Speciale, e cila tani më po bëhet objekt trafikimi politik mes LSDM dhe VMRO-s që ka për qëllim ti amnistojë zyrtarët e pushtetit të kaluar dhe këtij aktual, duke e lënë që fati i PSP-së të varet nga ata deputetë dhe parti  politike ndaj të cilëve është krijuar vetë si institucion për ta sjell drejtësinë. Në dy vjetorin e Qeverisjes LSDM-BDI,  sistemi i drejtësisë, nuk ka pësuar asnjë reformë, asnjë gjykatës që i ka shërbyer politikës së VMRO-BDI dhe i cili ka shqiptuar dënime maksimale për raste të montuara politike, nuk është shkarkuar dhe të njëjtët vazhdojnë të jenë në shërbim të politikave të LSDM-BDI”, thuhet në kumtesën ASH-së.

Më tej në kumtesën e ASH-së thuhet se ekonomia vazhdon të mbetet e rrënuar, nxënësit vazhdojnë të mësojnë në shkolla të shkatërruara duke mos u hedhur asnjë themel i ndonjë shkolle dhe spitalet janë të njëjtit.

LEXO: Dy vjet më Qeveri: Cilat janë hallkat më të dobëta në ekipin e Zaevit?
LEXO: Dy vite qeveri, Zaev: Ne punuam shumë, qytetarët tonë presin Evropa ta mbajë premtimin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button