Dy vjet më Qeveri: Cilat janë hallkat më të dobëta në ekipin e Zaevit?

Çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve, qeveria gjatë këtyre dy viteve i la mënjanë duke u fokusuar në zgjidhjen e problemeve kryesore të hapura në politikën e jashtme, është vlerësimi i një pjese të ekspertëve për qeverisjen dyvjeçare të ekipit të Zaevit, shkruan Nova.

Analistët dhe përfaqësuesit e sektorit civil në gjysmën e mandatit të Qeverisë, i vlerësojnë pozitivisht reformat në punët sociale, jurisprudencë, administratën publike.

Qeveria dështoi në resorët e mjedisit jetësor, investimeve kapitale dhe në shëndetësi.

Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit thekson se, në dy vitet e ardhshme, Qeverinë e pret një detyrë edhe më të vështirë, që do të thotë të dëshmojë që ka kapacitet për të zbatuar ligjet në realitet.

“Zgjidhja e çështjeve që ishin thelbësore për integrimin euroatlantik të vendit i vendosi mënjanë disa nga çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve dhe cilësinë e jetës së tyre. Shumë herë kemi reaguar se për shkak të fotografisë së madhe, po harrohen gjërat me të cilat qytetarët përballen çdo ditë me institucionet shtetërore. Në fund, pavarësisht të gjitha pengesat, u arrit të miratohen shumë nga ligjet që në kohën e qeverisje së Gruevskit as që mundeshim t’i paramendojmë se do të mund të miratohen siç janë ligjet kundër diskriminimit, për abortin, u ratifikua Konventa e Stambollit. Nëse kjo ishte faza kur duhej të bëhen ndryshime në legjislacion, tani na pret një fazë edhe më e vështirë. Në dy vitet e ardhshme, kjo Qeveri duhet të tregojë se ka kapacitetin për t’i implementuar ato ligje “, tha Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.

Pirovska vuri në dukje se në gjyqësor ende ekziston drejtësi selektive, reforma e administratës publike nuk ka përfunduar dhe i gjithë koncepti i reformës nuk mund të shihet vetëm në letër, por kërkon reforma të vetëdijes para së gjithash te administrata.

Komisioni për mbikëqyrjen e përgjimit nuk është themeluar akoma, ndërsa gjuha e urrejtjes ende nuk po dënohet.

“Mosndëshkimi është momenti kyç në gjuhën e urrejtjes. Atë moment kur qytetarët e kuptojnë se mund të ndodhë që të shkojnë në burg për shkak të gjuhës së urrejtjes,do të mund ta ndiejmë efektin. Deri atëherë, vetëm do të ngremë akuza, ndërsa qeveria do të dëgjojë”, tha Pirovska.

Marko Troshanovski, kryetar i Institutit për Demokraci, vlerëson se dështimi më i madh është te Ministria e mjedisit dhe Qytetin e Shkupit – në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve dhe në realizimin e investimeve kapitale. Lidhur me luftën kundër korrupsionit, komentoi se, ajo do të varet nga Ligji i ri për Prokurorinë Publike që ende nuk është miratuar dhe se sa Qeveria është e gatshme të ofrojë staf dhe buxhet për Prokurorinë.

“Objektivisht, kushtet, në të cilat u kryen reformat gjatë këtyre dy viteve, ishin mjaft të vështira. Po flas për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe lëshimet që u bënë në sundimin e ligjit që i shkaktoi marrëveshja, por edhe zhgënjimin e qytetarëve për shkak se nuk u lëvruan rezultate të drejtësisë në një pjesë. Në anën e këtyre rrethanave që ishin pengesë, kemi përparim në fushën e politikës së jashtme, anëtarësimin në NATO, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe pritshëm për fillim të negociatave me BE. Performanca në politikën sociale dhe administratën publike që është më kompleksja e mirë”, tha Troshanoski.

Ai vuri në dukje se urgjentisht duhet të formohen ekipet negociuese dhe grupet punuese që duhej të ishin formuar qysh në nëntor të vitit të kaluar.

Për analistin politik Ibrahim Mehmeti, është e rëndësishme që qeveria ende po tregon gatishmëri për të dëgjuar kritikat që drejtohen për punën e saj dhe që s’po përpiqet të fshehë dështimet e saj.

“Ndryshe nga qeveria e mëparshme që krijonte përshtypjen se është po bëhej tepër shumë, kurse nuk ishte kështu, të kjo qeveri është e kundërta, kjo punon më shumë se sa prezanton, gjë që gjithashtu është problem sepse edhe kjo është pjesë e transparencës”, tha Mehmeti.

Ai si sektorë në të cilët Qeveria ka dështuar i renditi shëndetësinë dhe transportin e lidhjet. Mehmeti pret që, për rekonstruktimin e paralajmëruar, edhe BDI të ndërmerr një pjesë të fajit për premtimet e parealizuara.

“Mendoj se edhe BDI janë të vetëdijshëm që duhet të pranojnë një pjesë të fajit për atë që nuk është bërë, nëse duan ta përvetësojnë suksesin duhet ta pranojnë edhe atë që nuk është bërë”, thotë Mehmeti.

Zaev në tribunën e organizuar me rastin e dy viteve nga formimi i qeverisë në lidhje me rindërtimin e paralajmëruar përmendi vetëm se gratë-ministre nuk do të ndryshohen. Ai njoftoi se në gjysmën e parë të muajit ai do të njoftojë se kush do të shkarkohet nga ekipi qeveritar.

Qeveria pret që Bashkimi Evropian së shpejti të caktojë datë për fillimin e negociatave si përgjigje për reformat e implementuara.

LEXO: Dy vite qeveri, Zaev: Ne punuam shumë, qytetarët tonë presin Evropa ta mbajë premtimin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button