Festimi për “Vardarin”: Njerëz të lënduar, vetura të dëmtuara dhe gjuhë e urrejtjes kundrejt shqiptarëve

Dy persona janë lënduar, dy vetura janë dëmtuar dhe “Vdekje për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”, ishin disa nga elementet që e karakterizuar festimin e mbrëmshëm në qendër së Shkupit, pasi Klubi e Hendbollit “Vardari” moti titullin e kampionit evropian, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kohës së festimit është denoncuar se në Bulevardin “Goce Dellçev” është dëmtuar vetura “Audi A3” me targa të Shkupit dhe në rrugën “11 Tetori” para Kuvendit është dëmtuar vetura “Shevrolet Spark” në pronësi të MPB-së. Me lëndime të lehta trupore ka pësuar F.M. (18) dhe T.P. (17)”, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Siç njoftuan nga MPB-ja, në lidhje me rastin nga ana e njësitit “Alfa”, janë arrestuar 5 të mitur të moshës 14-17-vjeçare, të gjithë nga Shkupi, ndërkaq MPB-ja ka arrestuar ZH.M. (36) nga Shkupi për shkak të dëmtimit të rendit dhe qetësisë publike para Kuvendit.

Nga Komiteti i Helsinkit kanë njoftuar se kanë marrë një numër të konsiderueshëm për denoncim të gjuhës së urrejtjes, të cilat do të procedohen dhe do t’u dorëzohen institucioneve kompetente.

Jozyrtarisht thuhet se veturat u janë dëmtuar edhe shtetasve kosovarë, të cilët mbrëmë kishin ardhur në Shkup për ta ndjekur koncertin e Stingit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button