Bregu: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë datën

Sekretarja e Këshilli të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu pret që Këshilli Evropian në qershor të japë datën për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bregu thotë se data nuk përben dhuratë apo medalje për politikanët por është proces të cilin e meritojnë qytetarët e të dyja vendeve.

Në një deklaratë për Alsat, Bregu gjithashtu thotë se negociatat do t’i nxisnin proceset evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, transmeton Koha.mk.

“Uroj shumë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të arrinë çeljen e negociatave. Kjo është përmbushje e asaj pritshmërie të qytetarëve të dy vendeve por në përgjithësi të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor për të ecur përpara në këtë proces. Nuk është dhuratë dhe një medalje në qafë për politikanët por duhet kuptuar si një proces të cilin e meritojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e Shqipërisë njëkohësisht edhe të ekonomive të tjera. Ballkani Perëndimor sot në 56 % e mbështet këtë proces, shifrat ndryshojnë nga njëra ekonomi te tjera, të rinjtë janë ata që e mbështesin masivisht, dhe mendoj se ky do të ishte mesazhi më i mirë për të kuptuar dhe dëshmuar që ky rajon si pjesë gjeografike e Evropës ka nevojë të bëhet më i mirë duke dialoguar dhe negociuar me BE-në. Unë nuk di që të ketë ndonjë proces që vjen për mirë në momentin që nuk dialogohet nuk negociohet.. dhe kështu e kuptoj procesin e negociatave si një rrugë të gjatë por si një portë e hapur për të dyja ekonomitë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të vazhduar rrugëtimin e tyre evropiane”, tha Majlinda Bregu, sekretare e Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button