Rusi, 89 të plagosur në një shpërthim

Së paku 89 persona janë plagosur në shpërthimin e së shtunës në fabrikën e kimikateve në qytetin rus Dzezhinski, njoftoi sot zyra e guvernatorit Nizhny Novogorod, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në shpërthimin që ndodhi në fabrikën “Kristal” u plagosën 44 punonjës të fabrikës dhe 45 banorë të zonës.

Së paku 16 njerëz u mbajtën në spital ndërsa një person është në gjendje të rëndë, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Dzerzhinsk ndodhet 400 kilometra në lindje të Moskës. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button