Afganistan, 3 sulme të njëpasnjëshme me bombë godasin kryeqytetin

Të paktën një person ka humbur jetën si pasojë e tri sulmeve të ndara dhe të njëpasnjëshme me bombë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Nasrat Rahimi, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, tha para gazetarëve se sulmi i parë ka pasur në shënjestër një furgon që po transportonte studentë ndërsa dy sulmet e tjera kanë ndodhur në afërsi të sulmit të parë.

Rahimi tha se sipas të dhënave të para, aktualisht një person është konfirmuar i vdekur ndërsa 17 të tjerë janë plagosur.

Ai njoftoi se në mesin e të plagosurve është edhe një gazetar.

Asnjë organizatë ende nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button