Copëz përralle

Për ty shkëputet ylli nga tufa e bie në gur

Të ta vjedh veç pakëz drithërimë të syrit

E maje shkëmbit në kapelë bore pik gjithësia

Aty lart është ngjitur e zë të mekërinë dhia

E vështrojë këtë pamje e më shtang magjia

Zë të bjerë mbi veten shtrezë e bërë urë

Kalojnë një e një perit të akullit zanat e mira

Esa vetëm ti s` je e bredhi e prek qiellin

Vjen e shkon prapë malli e prek fyellin

E kuqërremi e hënës përvidhet për frëngji

I mbyll sytë e bulës së lotit bredh në largësi

Mendja seç më ik te ti për dritë të hënës

E njëbrirëshi lodron dhe shqelmon lamës

E ndez qiririn në tryezë e shikoj nga vjen ti

Të pres qielli shndrit e bie me ritëm fyelli

Ti megjithatë s`je kot të prek ftohtë në mur.

 

Poezi nga Nexhat Halimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button