Dy vite qeveri, Zaev: Ne punuam shumë, qytetarët tonë presin Evropa ta mbajë premtimin (VIDEO)

Në dyvjetorin e formimit të Qeverisë,  kryeministri Zoran Zaev theksoi në rezultatet që janë arritur në periudhën e kaluar duke theksuar se ndryshimet thelbësore janë vërejtur edhe në Raportin e KE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut. Zaev theksoi se tani qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria presin hap të qartë nga Bashkimi Evropian dhe datë për fillimin e negociatave.

Detyrat që i ka plotësuar Qeveria, tha kryeministri, sollën ndryshime thelbësore: lirim të shtetit nga robëria, proces i deinstalimit të regjimit dhe integrim të vendit si shembull që shëndrrit në Ballkan.

“Të paktën  kështu tonë evropianët në Raportin më të ri për progresin e vendit tonë, por Raporti  nuk është i mjaftueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Është koha që Evropa ta plotësojë detyrën  e saj para evropianëve të saj.  Maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, romët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut janë evropianë. Evropianët nga Maqedonia e Veriut dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut presin hap të qartë nga Bashkimi Evropian, tha Zaev.

Qytetarët siç tha i kanë pranuar politikat që na kanë siguruar të jemi kapitenë të anijeve tona dhe si kapitenë të këtyre anijeve ta drejtojmë drejt ujërave të qeta dhe porteve të sigurta – në rastin tonë Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Për më pak se dy vjet, përkujtoi Zaev, i kemi zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët tanë, e kemi zgjidhur edhe kontestin me Greqinë edhe me Bullgarinë më parë.

“Detyra jonë ishte që ta ruajmë identitetin e Maqedonisë. E ruajtëm, e vërtetuam dhe e përforcuam, është decid kryeministri.

Në fjalimin e tij kryeministri renditi një sërë masash dhe rezultatesh që janë arritur në të gjitha fushat edhe për atë që do të duhet të pritet. Zaev gjithashtu tha se menjëherë pas përzgjedhjes së tij ka kërkuar mbështetja dhe bashkëpunim me opozitën, e cila, siç tha, kur ka qenë në pushtet e ka çuar vendin prapa.

Në forumin organizuar me rastin e dy vjetorit të formimit të saj, që vijon ende mbajtën fjalime edhe zëvendëskryeministrat Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Koço Angjushev. Marrin pjesë profesorë universitarë, akademikë, biznesmenë dhe aktivistë civilë.

Sesioni i dytë titullohet “Agjenda 2019 – 2020: Fokusi i Qeverisë deri në fund të mandatit”. Përveç kryeministrit Zaev, fjalime do të mbajnë edhe: gazetari Tomislav Kezarovski, profesoresha universitare Besa Arifi, presidenti i ASHAM Taki Fiti, kryetari i OJQ-së “Ambrela” dhe aktivistja civile Latifa Shikovska, drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut Uranija Pirovska, sipërmarrësi Kosta Petrov dhe Kryetari i Bordit Drejtues të NLB Bankës, Antonio Argir.

Qeveria e tanishme u zgjodh në Parlament më 31 maj 2017.

Në fjalimin para deputetëve dy vjet më parë, Kryeministri Zaev njoftoi se kabineti i tij, i cili do të përbëhet nga 25 ministra, do të punojë për reformat në gjyqësor, parlament, shërbimet sekrete, mediat, institucionet si dhe në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e kushteve të qytetarëve, të rrisë pagën minimale dhe mesatare.

Qëllimi ynë, tha atëherë Zaev, është fillimi i negociatave me anëtarësimin në BE dhe NATO në kohën më të shkurtër të mundshme. Në një plan të politikës së jashtme, puna e qeverisë shënoi negociatat me Greqinë për mosmarrëveshjen e gjatë për emrin, të cilat u harmonizuan  me Marrëveshjen e Prespës me 17 Qershor të vitit të kaluar, ndryshimet në Kushtetutë për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes, pasuar nga nënshkrimi i Protokollit të Anëtarësimit të NATO-s dhe fillimi i ratifikimit të tij.

Më parë, qeveria e Zaev nënshkroi Marrëveshjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

Për integrimin në BE, shteti mori një rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave, qeveria pret një vendim për fillimin e tyre këtë muaj, dhe nëse kjo do të ndodhë do të dihet pas takimit të ardhshëm të Këshillit të Ministrave të BE në Luksemburg.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dje, nga parkimi  në Kalanë e Shkupit, simbolikisht – duke filluar me autobus shënoi fillimin e kapitullit të ri të integrimit evropian të vendit.

Osmani është i vendosur që këtë vit të nisë negociatat, megjithëse është e paqartë nëse do të jetë në samitet e qershorit dhe korrikut ose më pas, ai u kërkoi qytetarëve të jenë optimistë dhe krenarë për atë që kemi arritur, siç u tha në Raportin e Komisionit Evropian.

Një vit pas zgjedhjes së qeverisë në Parlament, rikonstruimi i parë u zhvillua kur katër ministra të rinj u zgjodhën në drejtësi, arsim, kulturë dhe një pa portofol për investime të huaja.

Shpallja e rikonstrumit të dytë ka ndodhur para përfundimit të pushtetit dyvjeçar të qeverisë së Zaevit.

Ndryshimet u njoftuan pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve të fundit presidenciale. Kryeministri njoftoi një riorganizim të ri, dhe emrat e ministrave të rinj dhe ndryshimet e tjera të stafit tha se do t’i shpallë deri në mes të muajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button