Stoltenberg dhe Këshilli Veriatlantik sot dhe nesër në Shkup

“Qendra” e NATO-s sot dhe nesër nga Brukseli do transferohet në Shkup. Në vend, krahas sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg, vjen edhe Këshilli Atlantik i Veriut (NAK) në të cilin janë ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të Aleancës.

Stoltenberg dhe ambasadorët e NATO-s pritet vonë pasdite të arrijnë në “Aeroportin ndërkombëtar Shkup”, ku është parashikuar pritje solemne, pas së cilës do të niset në Kuvend, transmeton MIA.

Me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake nesër përfaqësuesit e NATO-s do të priten në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ata do të takohen me kreun shtetëror lidhur me procesin e aderimit të vendit në Aleancë, si dhe për progresin në reformat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button