Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Korçë, 90 banorë e kaluan natë në çadër

Më shumë se 90 banorë në fshatin Floq të qytetit të Korçës e kanë kaluar natën jashtë, për shkak të lëkundjeve të tërmetit i cili që prej ditës së djeshme ende vijon.

Forcat e Armatosura pas tërmetit që u regjistrua dje kanë ngritur për banorët e evakuar 50 çadra në të cilat u kanë siguruar ushqim, vesh-mbadhe dhe ujë të pishëm, transmeton Lajmifundit.al.

Përpos ditës së djeshme ku janë regjistruar 20 lëkundje me magnitudë 5.3 ballë, edhe ditën e sotme kanë vijuar lëkundjet.

Për ditën e sotme 6 lëkundjet me magnitudë 3.5 ballë janë regjistruar rreth orës 00:35 minuta deri në 09:00 të mëngjesit. Epiqendra e tërmetit është fshati Floq.

Nga tërmeti janë dëmtuar mbi 100 banesa, ndërsa 4 persona u plagosën, por ndodhen jashtë rrezikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button