Asociacioni për Edukim “Penda” do të grumbullojë fonde për të mbështetur studentet e suksesshëm

Asociacioni për Edukim “Penda” organizon mbrëmje solemne për grumbullimin e fondeve për të mbështetur studentet e suksesshëm, transmeton Portalb.mk.

Programi do te shoqërohet me tinguj të Jazzit me artistë nga Filharmonia e Maqedonisë së Veriut, njofton “Penda”. Veç kësaj, gjatë mbrëmjes gjithashtu do të bëhet një ankand ku do të mblidhen fonde nga pikturat e dhuruara nga artistët.

Në program ata kanë paraparë edhe ndarjen e mirënjohjeve për veteranë të arsimit nga Tetova. Gjithashtu, në këtë mbrëmje do të jenë prezent edhe bursistët e Pendës të cilët i mbështetëm gjatë vitit akademik 2018/2019.

Ata njoftojnë se çmimi prej 1500 MKD për biletë përfshin hajen dhe pijen, dhe një sasi të caktuar donacioni.

“Deri më tani, Penda ka gjeneruar të ardhura në mënyre të pavarur nëpërmjet të donacioneve individuale dhe nga udhëheqësia e saj. Qëllimi ynë është që të zgjerojmë veprimtarinë tonë dhe të risim numrin e studentëve që mbështesim. Për këtë nevojitet mbështetje më e gjërë nga shoqëria”, thonë nga “Penda”.

Një sasi e caktuar e fondeve do të grumbullohen nga shitja e biletave, kurse të pranishmit mund të kontribujnë me donacione shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button