Zaev njoftoi investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Sheikh Nahyan Bin Mubarak Al Nahyan, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Zhvillimit Social të Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi investime në vend, lajmwroi kryeministri Zoran Zaev, i cili ishte një mysafir special në darkën e Shetmanit në Iftar, njofton Mkd.

“Unë jam i nderuar që isha i ftuar special në Iftarin e shtruar nga Sheikh Nahyan Bin Mubarak Al Nahyan, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Zhvillimit Social të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA). Sheikhu njoftoi investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Maqedonisë sw Veriut, dhe unë në emër të qeverisë shpreha gatishmërinë për një bashkëpunim të plotë, duke theksuar edhe një herë vlerat thelbësore të vendit tonë, të tilla si pozicion të shkëlqyer gjeografik, fleksibilitet ekonomik për investime, forcë punëtore dhe mozaiku i kulturave dhe komunitetet që jetojnë në vendin tonë “, tha Kryeministri në një deklaratë.

Me mbështetjen e sheikut, u zhvilluan takime pune me disa kompani nga Dubai dhe Abu Dhabi me të cilët, siç tha ai, hapëm mundësitë për investime ekonomike në vendin tonë.

Gjatë vizitës Zaev u shoqërua nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski dhe Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button