Liverpooli kampion i Evropës, sundon Tottenhamin në Madrid për trofeun e gjashtë në histori

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore në finalen e Ligës së Kampionëve, ndaj Tottenahmit me rezultat 2-0, duke u stolisur me këtë trofe për herë të gjashtë në histori, transmeton Telegrafi.

Ndeshja nisi me gol. Kjo pasi që pa u mbushur një minutë, u akordua penallti nga gjyqtari slloven Damir Skomina.

Topin në zonë me dorë e preku, Moussa Sissoko, por që kishte kundërshtime të forta nga lojtarët e Tottenham, por që vendin nuk u ndryshua.

Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Mohamed Salah që shënoi për 1-0.

Në minutën e 17-të ishte Alexandre Arnold ai që provoi me një goditje të fortë nga jashtë zone, por shkoi ngjitur me shtyllën e Hugo Loris.

Loja ra në qetësin në mesin e pjesës së parë dhe nuk kishte raste, por luftë po në mes të fushës.

Në minutën e 38-të, Liverpooli provoi edhe një herë, kësaj radhe me Andrew Robertson, por gjuajtja e tij nga 30 metra, u prit nga bukur nga Lloris.

Tottenhami rastin më të mirë e kishte në kohën shtesë të pjesës së parë, ku gjuajti bukur Cristain Eriksen, por mbi portë.

Rezultati i pjesës së parë, bëri që të pjesa e dytë të zjarrtë më e zjarrtë.

Në minutën e 58-të Tootenham kishte rast të mirë me Heung min Son, por gjuajtja e tij u bllokua nga mbrojtja.

Minuta e 68-të sjelli rast të mirë për Liverpooli, ku pas shumë kombinove, Salah pasoi te James Milner që gjuan bukur, por ngjitur me shtyllën.

Në fillim të minutës 70-të të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë, por mungoi goditja në fund.

Tottenham në një kundërsulm të shpejtë kanë mundur ta gjejnë golin, por pasimin e Son nuk e ktheu në gol Dele Ali, që gjuajë lehtë në duart e Alisson.

Londinezët nuk i ndalën sulmet. Son provoi i pari, por mbron Alisson, ndërsa nga topi i kthyer Tottenham organizoi përsër një sulm, ku topin erdhi te këmbët e Lucas Moura, por që goditja e tij u prit nga braziliani.

Minuta e 84-të ua ndali zemrat tifozëve, kur Milner ndërhyri në Rose, po ishte jashtë zone. Gjuajtja e bukur e Eriksen u prit nga Alisson.

Kur pritej që londinezët të shënonin, në skenë doli Divock Origi që me një gjuajtje të fortë shënoi për 2-0 në minutën e 87-të.

Deri në fund nuk kishte në gola dhe Liverpooli shpallet kampion i Evropë për herë të gjashtë në histori të klubit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button