Osmani për “bombat” e “El Çekës”: Nuk jemi shqetësuar dhe as kemi ndërmarrë diçka

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk është shqetësuar dhe as ka ndërmarrë ndonjë masë pas publikimit të bombave nga “El Çeka”, të cilat kanë përmbajtje me biseda ndërmjet anëtarëve të partisë së BDI-së, sepse sipas zëdhënësit të partisë, Bujar Osmani ai është obligim i institucioneve, transmeton Portalb.mk.

“Në BDI kjo çështje aspak nuk është folur, as nuk është analizuar në kontekst formal dhe joformal, sepse konsiderojmë se nuk është çështje që duhet partia ta shqyrtojë, as jo tash, por është çështje e institucioneve të cilat duhet të garantojnë se privatësia në komunikim të qytetarëve, duhet të jetë e garantuar. Institucionet kanë për obligim atë ta bëjnë. Absolutisht nuk kemi asnjë shqetësim në këtë pjesë, as nuk bëjmë diçka të veçantë”,tha Osmani.

Përndryshe, kjo deklaratë e Osmani vjen pasi që një person i ashtuquajtur “El Çeka” këto ditë ka publikuar biseda telefonike të ashtuquajtura “bomba” ku dëgjohen lideri, kryesia dhe anëtarët e BDI-së deri sa flasin për anëtarë të tjerë të partisë dhe të partisë së koalicionit të atëhershëm, VMRO-DPMNE-së.

LEXOPersoni që publikoi ‘bombat’, “El Cheka” i ka shkruar kryeministrit Zaev
LEXOPo publikohen “bomba” të reja, Zaev s’i ka dëgjuar, BDI kërkon përgjegjësi nga institucionet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button