Ish-ylli i Arsenalit ka humbur jetën në një aksident trafiku

Jose Antonio Reyes, ish-ylli i Arsenalit, ka vdekur në një aksident trafiku në Spanjë. 35-vjeçari ishte i përfshirë në një aksident trafiku të rëndë në Utreta këtë të shtunë (sot), shkruan “The Mirror”, transmeton Koha.net.

“Nuk mund të konfirmonim lajm më të keq. Ylli i dashur i Sevillës, Jose Antonio Reyes, ka vdekur në një aksident trafiku. Pusho në paqe”, ka konfirmuar lajmin e keq Sevilla.

Reyes ka luajtur tri sezone në Arsenal mes viteve 2004 dhe 2007. Po ashtu, ai ka luajtur edhe për Real Madridin, Atletico Madridin dhe Espanyolin. Gjithashtu, ai ka fituar 21 kupa për Spanjën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button