Të rikuperuar pas dëmtimeve, Abrashi e Roshi ndihen në formë

Amir Abrashi dhe Odise Roshi kanë vuajtur jo pak nga dëmtimet këtë sezon, por të dy futbollistët që dolën në konferencën e fundit për shtyp shprehën optimizmin për formën e tyre fizike dhe kualifikueset e ardhshme, transmeton Top-Channel.tv.

Trajneri i ri i përfaqësueses ka lënë përshtypje të mira, në seancat e para që Edy Reja ka drejtuar. “Reja është i komunikueshëm. Ndihemi shumë mirë dhe ka ritëm stërvitja. Gjithçka po shkon përfekt”, tha Odise Roshi.

Më 8 qershor, Kombëtarja kuqezi do të luajë ndaj Islandës në transfertën e programuar në stadiumin e Rejkjavikut, ndërsa më 11 qershor në “Elbasan Arena” kundër Moldavisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button