Tragjedi në Çair: Humbën jetë dy vëllezër, reagime edhe nga institucionet (FOTO)

Sot në Çair të Shkupit kanë ndërruar jetë dy persona dhe dy të tjerë janë lënduar. Rasti ka ndodhur derisa dy persona të moshës 26 dhe 28-vjeçare, vëllezër me njëri-tjetrin kanë qenë duke realizuar groposje për kyçje në rrjetin nëntokësor, ku si pasojë e rrëshqitjes së tokës, kanë mbetur të ngujuar, me çka kanë ndërruar jetë. Të lënduar kanë mbetur babai i të ndjerëve – pronar i firmës realizuese të punimeve, dhe një i afërm – bashkëpunëtor i tyre, transmeton Portalb.mk.

Rasti është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq në lidhje me njoftimin e Komunës së Çairit se punimet në rrjetin nëntokësor kanë qenë pa leje, Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se ka hapur procedurë për verifikim të ekzistimit ose jo të lejes.

PTHP-ja: Po punohet në verifikim të ekzistimit ose jo të lejes së punimeve

Prokurori përgjegjës i Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) – Shkup ka njoftuar se, ata në bashkëpunim me ekipet e Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) kanë realizuar inspektim në vend ngjarje ku ishin duke u realizuar punimet për rrjetin nëntokësor, ku si pasoj ndërruan jetë 2 persona. Nga PTHP-ja njoftuan se ka dhënë urdhër për grumbullim të materialeve në lidhje me ekzistimin e dhënies së lejes për realizim të groposjes. Është dhënë edhe urdhër për realizim të obduksionit ndaj trupit të të pajetëve.

“Në drejtim të zbardhjen së ngjarjes dhe vërtetimin shkaqeve të pasojës dhe vdekjes së dy vëllezërve, prokurori publik ka dhënë urdhër për grumbullim të materialeve në lidhje me ekzistimin e lejes ndërtimore për realizim të groposjes, në lidhje me investitorin, si dhe realizuesin e punimeve. Është dhënë edhe urdhër për realizim të obduksionit të trupit të të pajetëve. Në vend ngjarje kanë qenë të ftuar edhe persona nga Inspektorati Shtetëror i Punës”, thanë nga PTHP-ja.

Komuna e Çairit: Punimet për rrjetin nëntokësor kanë qenë pa leje

Në lidhje me rastin, nga Komuna e Çairit ka njoftuar se “punimet e filluara për kyçjen në infrastrukturën nëntokësore nuk kanë pasur lejen për realizim dhe të njëjtat kanë filluar gjatë ditës së sotme, ditë jo pune – Е Shtunë”. Ndër të tjerash, në komunikatën e dërguar nga Komuna e Çairit është shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Komuna e Çairit shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve të viktimave në aksidentin e sotëm përballë Shkollës Fillore “Penko”. Në vendngjarje menjëherë ka dalur Inspektorati i Komunës së Çairit për të verifikuar situatën faktike dhe për të konstatuar a janë respektuar normat e parapara ligjore për këtë lloj të punimeve nga ana e realizuesit. Sipas procesverbalit të përpiluar nga ana e inspektorëve në terren, punimet e filluara për kyçjen në infrastrukturën nëntokësore nuk kanë pasur lejen për realizim dhe të njejtat kanë filluar gjatë ditës së sotme, ditë jo pune – Е Shtunë”, thuhet në komunikatën e Komunës së Çairit.

MPB-ja: Dy persona kanë ndërruar jetë në Çair

Rasti u konfirmua nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Nga atje thonë se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërkaq jetë kanë ndërruar dy persona të moshës 26 dhe 28-vjeçare. Të lënduar kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.

“Më 01.06.2019, rreth orës 11:00 është denoncuar se te rruga “Kemal Sejfula”, përballë Poliklinikës “Çair”, gjatë realizimit të groposjes në tokë me ekskavatorë, për rrjet të ujësjellësit, ka ardhur deri te rrëshqitja e tokës, dhe më pas në kanal nga rrëshqitja janë ngujuar tre persona, të cilët kanë punuar për groposjen. Dy nga personat e ngujuar (26 dhe 28-vjeçar), kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkaq personi i tretë (54-vjeçar) me veturë të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në SPQ “Naumi i Ohrit”. Në vendngjarje janë dërguar ekipe të Ndihmës së Shpejtë dhe ekipe të Brigadës së Mbrojtjes dhe Kundërzjarrit. Vdekjen e kanë konstatuar mjekë të Ndihmës së Shpejtë”, thanë nga MPB-ja.

Punonjësit është dashur të gërmojnë tokën dhe të vëndosin një gyp në sistemin e kanalizimit, në thellësi prej 4 metrave, paralelisht ka punuar edhe një person me eskavator. Në një moment goma e eskavatorit fundoset në tokën e butë duke shtyrë dheun dhe kështu i mbulon ata që kanë qenë duke punuar.

]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button