Para se t’ia merr Kuvendi mandatin, Gruevski ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit

Ish-kryeministri dhe deputeti nga VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit, transmeton Portalb.mk.

Ai njoftoi vendimin nëpërmjet profilit të tij në Facebook dhe tha se do të informojë zyrtarisht parlamentin në ditët e ardhshme.

“Vendosa të tërhiqem nga funksioni parlamentar, dhe për të njëjtin vendim formalisht do të do të informoj parlamentin në ditët në vijim. Falënderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët i duruan pozicionet parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin ndërkombëtar dhe nuk iu nënshtruan presioneve. Mirënjohje të veçantë për mijëra qytetarë të cilët në mënyra të ndryshme, nëpërmjet kontakteve personale ose përmes rrjeteve sociale në ditët e kaluara, më dhanë mbështetje të madhe, pavarësisht nga presionet dhe padrejtësitë, përveç gjithë propagandës së rreme dhe rreziqeve personale, kanë treguar se ndjenja e drejtësisë, dhe rebelimi kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas, si dhe fuqinë e instaluar për të promovuar vlera të ndryshme dhe të kundërta nga këto”, shkruan Nikolla Gruevski në Facebook.

Ndryshe, para dy ditësh, me pesë vota “për” Komisioni për Çështjen e Mandateve-Imunitetit e votoi propozimin për marrjen e mandatit të deputetit në arrati, Nikolla Gruevski, me bazë se ai mungon pa arsye në Kuvend më shumë se gjashtë muaj.

Seanca në Kuvend për marrjen e mandatit të Gruevskit parashihej të mbahej pas 7 qershorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button