Mëngjes tërmetesh në Shqipëri: orët kur u dridh toka dhe pasojat

Kanë dalë dhe të dhënat zyrtare mbi një valë lëkundjesh tërmetore mëngjesin e kësaj të shtune, shtrirë në juglindje dhe jug të vendit. Zona e Korçës ka qenë më e “trembura”, ku dhe janë regjistruar disa pasoja, kryesisht dëmtime banesash, si në Mollaj, Floq e Dvoran. Bëhet fjalë gjithashtu dhe për 5 persona të lënduar, njofton Fax.al.

Ja të dhënat që vijnë nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit:

Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), u regjistrua një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 u regjistrua një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), u regjistrua një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), u regjistrua një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), u regjistrua një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button