Personi që publikoi ‘bombat’, “El Cheka” i ka shkruar kryeministrit Zaev

Personi “El Cheka” po vazhdon të publikoj përgjime në profilin e tij në facebook, në një përgjim të ri apo siç njihen në popullatë me emrin “Bomba”, përgjimi zgjat rreth 5 minuta dhe bashkëbisedues pretendohet të jenë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, transmeton Alsat-M.

Në përgjimin, të njëjtët bisedojnë rreth deklaratave të Branko Cërvenkovskit dhe qëndrimet e Nikolla Gruevskit kundrejt politikave të Cërvenkosvskit.

Përveç përgjimit personi “El Cheka” në profilin e tij në facebook ka shkruar edhe një status, ku i drejtohet kryeministrit Zoran Zaev. Cheka shkruan se është i gatshëm të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të ballafaqohet me paditë e ngritura kundër tij me kusht që edhe kryeministri Zaev të del para Gjykatës për kryerjen e veprës së njëjtë para disa viteve.

LEXO: Po publikohen “bomba” të reja, Zaev s’i ka dëgjuar, BDI kërkon përgjegjësi nga institucionet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button