Presidenti Thaçi merr pjesë në Forumin e Sigurisë “To be Secure” në Mal të Zi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Budvë të Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë “To be Secure”, transmeton Portalb.mk

Ky forum vjetori i nivelit të lartë ka mbledhur këtë vit shumë personalitete nga fusha e politikës dhe sigurisë, të cilat do të diskutojnë për çështje rajonale dhe globale.

Presidenti Thaçi dhe homologu I tij malazez, Milo Gjukanoviq, nesër në një diskutim të hapur do të flasin për çështje të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, si dhe për mundësitë e një bashkëpunimi më të madh në interes të tërë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili rajonin tonë do ta bëntë më të sigurt dhe më të aftë për t’iu përgjigjur sfidave globale.

Forumi Sigurisë “To be Secure” organizohet nga Këshilli Atlantik, nën patronatin e Qeverisë së Malit të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button