Stoltenbergu të dielën për vizitë në Shqipëri

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të dielën do të udhëtojë për Tiranë, vetëm disa orë para “protestës kombëtare”, e shtata me radhë e paralajmëruar nga opozita e bashkuar shqiptare, njofton MIA.

Edhe pse një ditë më parë, ishte bërë e ditur se Stoltenbergu do të realizojë takim vetëm me kryeministrin shqiptar Edi Rama para se të udhëtojë për Shkup, mediat shqiptare sot pohojnë se ai do të takohet edhe me shefin e shtetit Ilir Meta.

Sipas paralajmërimeve, në fokus të bisedimeve do të jetë siguria rajonale, por edhe gjendja aktuale politike në Shqipëri, e cila këtë vit shënon 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s vjen në kohën kur klima politike në Shqipëri është e tensionuar, me çka partitë e ngrinë dialogun dhe në vend të kësaj mes vete kritikohen dhe sulmohen.

Në kushte të tilla, shumica në pushtet nesër zyrtarisht e fillon fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale më 30 qershor, përderisa opozita në mënyrë kategorike pohon se zgjedhje nuk do të ketë në këtë datë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button