Zyra e Greqisë në Shkup, u shndërrua në Ambasadë

Pas mbylljes së çështjeve kontestuese të vendit me fqinjin jugor, marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë ngritur në një nivel më të lartë. Prej sot, Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Shkup merr statusin e Ambasadës, transmeton Alsat M.

Ministria e Jashtme ka njoftuar se në shkëmbimin e notës me homologët helen kanë vendosur që edhe Zyra maqedonase për çështje konsullore, ekonomike dhe tregtare në Selanik të shndërrohet në Konsullatë dhe njëkohësisht, Zyra greke për çështje konsullore, ekonomike dhe tregtare në Manastir, gjithashtu të shndërrohet në Konsullatë. Më këtë akt, autoritetet thonë se shfuqizohet Marrëveshja e përkohshme e vitit 1995 për zgjidhjen e dallimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button