Pendarovski: Nuk ka asgjë më të tmerrshme se këmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Nuk pres që tensionet e fundit në Kosovë të kenë ndikim në gjendjen e sigurisë në shtet, deklaroi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovvski, njofton Portalb.mk.

Duke e komentuar çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ai vlerësoi se bëhet fjalë për ide anakronike e cila nuk i përket shekullit 21. Pendarovski tha se nuk mundet të paramendohet diçka më e tmerrshme nëse dikush me të vërtetë ka projekt të tillë.

“Një çast e më shpejt duhet që të ndërpritet përfolja e asaj teme., Ajo mund të jetë temë e ekspertëve, gazetarëve, por jo edhe politikanëve përgjegjës, pasi që është e papërgjegjshme që të diskutohet për një ide e cila në thelb është e zymtë, për këmbim të njerëzve dhe territoreve në shekullin 21. Herën e fundit që kësi punë ka ndodhur, ishte në vitin 1923 me mbështetje të fuqive të mëdha. Turqia dhe Greqia edhe sot e kësaj dite kanë pasoja nga ai këmbim i njerëzve dhe territoreve”, tha Pendarovski.

Ai tha se, në botën e sotme moderne patjetër duhet që me dialog dhe me kompromis t’i zgjidhim çështjet.

“Puna më e lehtë që mund ta bëni është që ta pastroni territorin nga ata që janë më ndryshe se ju ose unë dhe të sundoni me ato territore”, theksoi presidenti.

Ai tha se institucionet në ditët dhe në javët e kaluara në mënyrë të kthjellët po e ndjekin gjendjen në kufirin verior dhe sipas të gjitha informatave, tensionet atje shkojnë në linjë të gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button