Papa u kërkon liderëve rumunë të punojnë për të mirën e përbashkët

Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve të Rumanisë t’i lënë anash interesat personale dhe të punojnë për të mirën e përbashkët.

Papa arriti në ish-shtetin komunist në kohën e një krize politike atje, për shkak të një skandali me korrupsion, transmeton REL.

Këtë javë, politikani më i fuqishëm i Rumanisë, Liviu Dragnea, u burgos për korrupsion.

Skandali e lëkundi qëndrueshmërinë e Qeverisë së kryeministres, Viorica Dancila, e cila e mbron Dragnean.

Në një fjalim të mbajtur në pallatin presidencial në Bukuresht, Papa i vlerësoi arritjet e Rumanisë, 30 vjet pas rënies së komunizmit, por tha se problemet e stabilitetit shoqëror dhe të qeverisjes mbeten.

“Është e nevojshme të lëvizim përpara me bindjen që secili shtet duhet ta synojë: atë të përgjegjësisë për të mirën e përbashkët të popullit”, tha Papa.

Rumania është anëtarësuar në Bashkimin Evropian në vitin 2007, por Komisioni Evropian vazhdimisht ia tërheq vërejtjen për nivelin e lartë të korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button