Ish hapësira e “Higjienës Komunale” në Seravë në magazinë dhe deponi, Ganiu: Presim miratimin e planit urbanistik (FOTO)

Që kur Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” u largua nga lagja Seravë e Shkupit, hapësira është shndërruar në deponi të egër prej mbeturina ndërtimore, në magazinë ku ruhen arka prej plastike e paleta drurësh dhe në vend për parkim veturash. Qytetarët ankohen se kjo hapësirë është rrezik për ata, ndërkaq kryetari i Komunës së Çairit zgjidhjen e sheh te plani i detajuar urbanistik, transmeton Portalb.mk.

“Vendi që kur u largua “Higjiena Komunale” është harruar, ja si mund ta shihni, ka mbeturina, parkohen vetura. Edhe barnishte kanë mbirë, dhe mund të jetë një vend që të grumbullohen edhe zvarranikë të shumtë”, tha një qytetar rasti.

Por kjo hapësire është përdorur për parkim dhe magazinim të mallit të bizneseve familjare, pasi që shihen me qindra arka prej plastikeje dhe paletë druri të renditur në të. Megjithëse deponimi i mbetjeve disa herë ka qenë i alarmuar, edhe sot kishte mbeturina të grumbulluara. Ish hapësira e “Higjienës Komunale” do të shndërrohet në kompleks banesor i cili do të ketë park.

Siç deklaroi sot kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, pritet miratimi i planit urbanistik të detajuar, dhënia e lejes, që më pas të rrethohet hapësira e ish “Higjienës Komunale”.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu

“Jemi në fazën e fundit të kompletimit për dhënien e lejes. Ju e dini se ka investitor privat, dhe presim disa korrigjime se presim planin e ri të detajuar, dhe pas miratimit të planit të ri, ne do ta nënshkruajmë lejen për ndërtim, dhe atëherë investitori do të jetë i obliguar që ta rrethojë të gjithë atë territor që është i tyre. Ne kemi organizuar edhe roje atje, edhe kemi pastruar, por në moment që nuk jemi atje, qytetarë të pandërgjegjshëm dinë të hedhin mbeturina”, tha Ganiu.

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu në intervistën e tij për Portalb.mk premtoi se do të rriten zonat e gjelbra duke cekur kështu hapësirën e ish higjienës komunale.

LEXO: Ish higjiena komunale në Çair po shndërrohet në deponi, autoritetet në gjumë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button