Kush i jep mend kryeministrit: lista e plotë e bashkëpunëtorëve të jashtëm

Laboratori i gazetarisë hulumtuese, tre ditët e kaluara, botoi një sërë storjesh për bashkëpunëtorët e jashtëm të kryeministrit Zoran Zaev. Ai ka gjithsej 39 këshilltarë të jashtëm nga pothuajse të gjitha fushat – nga ekonomia, diplomacia, shëndetësia, politika rajonale, çështjet sociale, sporti, marrëdhëniet me publikun etj. Midis tyre ka profesionistë të shquar nga vendi dhe ndërkombëtarë, por edhe angazhime kontroverse. IRL kërkoi përgjigje nga Qeveria për mënyrën se si matet suksesi i këshilltarëve ose nëse kanë rezultate gjatë punës?

“Për të gjitha obligimet aktuale dhe të përfunduara, bashkëpunëtorët e jashtëm e informojnë kryetarin e Qeverisë, varësisht nga angazhimi i tyre. Të gjithë bashkëpunëtorët e jashtëm të kryetarit të Qeverisë për punën e tij i përgjigjen atij dhe e vlerëson punën e tyre”, u përgjigjën nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

IRL zbuloi se nga janari i këtij viti bashkëpunëtorë të jashtëm të Zaevit janë bërë shkrimtari dhe profesori universitar Venko Andonovski dhe biznesmeni dhe anëtar i LDP-së Aleksandar Ruzhin. Nga Qeveria kërkuam informata për rezultatet konkrete për disa nga këshilltarët e kryeministrit.

“Sa i përket angazhimit të Aleksandar Ruzhin, si bashkëpunëtor i jashtëm për çështje ekonomike në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev, nënkupton bashkëpunim me kontakte afariste nga vendet e Beneluksit dhe Francës, analizë të tregjeve të këtyre vendeve, si dhe takime pune me investitorë potencialë, por edhe promovim të kompanive nga Maqedonia jashtë vendit. Aleksandar ka organizuar vizita të delegacioneve afariste nga vendet e Beneluksit në Maqedoninë e Veriut, në fushën e energjetikës, mbrojtjes së mjedisit, ndërtimtarisë, industrisë dhe tregtisë”, thonë nga Qeveria.

Për bashkëpunëtorin për komunikime Gjorgji Kallajxhiev, i cili e këshillon Zaevin që nga dita e parë në detyrë 1 qershor, 2017, thonë se ai bën “përgatitjen e brifingave dhe dokumentet për takime të ndryshme me mediat që i ka kryeministri, por edhe përmbajtja (poenta, teza, etj). për paraqitje publike “.

Bashkëpunëtori për krijim të politikave me interes të veçantë për qytetarët e Qytetit të Shkupit është Filip Andov i njohur si Sokoll. Ai punon në sektorin privat, kurse detyrimet e tij sipas përgjigjes nga Qeveria janë:

“Komunikimi me përfaqësues të Qytetit të Shkupit, qarkullimi i informacioneve ndërmjet Zyrës së kryeministrit dhe Qytetit, takime për aktivitete ku ka kompetenca të Qeverisë dhe të Qytetit, informacion mbi aktivitetet me interes për Qeverinë që realizohen në komunat në Qytetin e Shkupit, komunikim të rregullt me kryetarët e komunave të Shkupit dhe brifingje për kryeministrin rreth zhvillimeve në komuna”.

Qeveria e LSDM-së ishte kritik i ashpër i ergelës së këshilltarëve të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, për të cilin publikuan se kishte pasur gjithsej 91 në vit, për të cilët nga buxheti i shtetit janë derdhur nga 1.7 milion euro. Kryeministri Zoran Zaev ka 39 bashkëpunëtorë të jashtëm dhe së bashku me këshilltarët dhe këshilltarët e posaçëm në kabinetin e tij ka gjithsej 63 persona të cilët i përgjigjen atij drejtpërdrejt. Për 39 bashkëpunëtorët e jashtëm të cilët  janë të angazhuar aktualisht, paguhen 307,000 euro në vit.

IRL pyeti qeverinë nëse kryeministri ka menduar për ta rritur ose zvogëluar numrin e bashkëpunëtorëve të jashtëm?

“Presidenti i qeverisë, sipas zgjedhjes dhe vlerësimit tij, mund të angazhojë bashkëpunëtorë të jashtëm, si për shembull: profesorë, ekspertë, individë me përvojë nga esnafe ose komunitete, biznesmenë të shquar dhe profesionistë. Kontratat e bashkëpunëtorëve të jashtëm janë autoriale dhe për periudhë të kufizuar kohore. Numri i bashkëpunëtorëve është i ndryshueshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button