Shabani dhe Ganiu ftuan çairasit të kujdesën për higjienën para Fitër Bajramit (FOTO)

Apeli vjen pasi që “Higjiena Komunale” është duke realizuar aksion masiv për pastrim të rrugëve që nga mëngjesi i ditës së sotme.

Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” dhe Komuna e Çairit sot kanë bërë thirrje deri te çairasit që, sidomos gjatë këtyre ditëve të kujdesën për higjienën, pasi jemi në prag të festet së Fitër Bajramit, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë, drejtori i “Higjienës Komunale”, Abdulsamed Shabani tha se, qëllimi i aktivitetit në Shkollën Fillore “Vasill Gllavinov” ka për qëllim që të ngrit vetëdijen e nxënësve për të pasur kujdes se ku i hedhin mbetjet shtëpiake.

“Qëllimi kryesor është që të japim edhe një apel te qytetarët, sidomos te këta pikat e zeza të jenë më të kujdesshëm, në mënyrën se si bëhet trajtimi dhe hedhja e mbetjeve shtëpiake. Apeli do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Sot kemi më tepër karakterin edukativ, do të hymë edhe në ato rrugë, që aksioni të përfundojë deri në orët e mbrëmjes. Duam që këto lagje që sot do t’i pastrojmë, të mbesin edhe për disa ditë të pastra, dhe mirëmbajtja nuk është obligim vetëm i joni si ndërmarrje, por edhe i qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë”, tha Shabani.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve, në buxhet janë ndarë mjete për organizata joqeveritare, të cilat me projektet që do të realizohen nga viti i ardhshëm shkollor, do t’i edukojnë nxënësit se ku duhet të hedhen mbeturinat.

“Dua të theksoj, se vazhdimisht po punojmë për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, që në këtë kontekst të jenë pak më të kujdesshëm. Në buxhet kemi ndarë mjete edhe për organizatat joqeveritare, ku me fillimin e vitit shkollor, me projektet e tyre, do të hynë nëpër shkolla, për t’i edukuar nxënësit që mbeturinat të hedhen aty ku duhet”, tha Ganiu.

Apeli vjen pasi që “Higjiena Komunale” është duke realizuar aksion masiv për pastrim të rrugëve që nga mëngjesi i ditës së sotme.

"Higjiena Komunale"
“Higjiena Komunale”
NP "Higjiena Komunale"
NP “Higjiena Komunale”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button