“Beretat e gjelbra”, F-16 dhe B-52 në Krivollak, por pa uranium të varfëruar

Më shumë se një muaj, rreth 2.700 ushtarë nga gjashtë vende do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake më të madhe dhe më komplekse që është mbajtur ndonjëherë në Maqedoni. Në stërvitjen “Goditja vendimtare” nga 5 qershor deri në korrik 9 në poligonin Krivollak do të marrin pjesë rreth 1.300 ushtarë nga Maqedonia dhe Amerika dhe trupa nga Shqipëria, Bullgaria, Lituania dhe Mali i Zi, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Kjo është stërvitja më e madhe dhe më komplekse ushtarake deri më tani, nikoqir i së cilës është vendi jonë. Në këtë stërvitje trupat nga gjashtë vendet do të duhet bashkë të kryejnë operacione të përbashkëta të forcave tokësore dhe ajrore, operacione të kombinuara të ushtrisë konvencionale dhe forcave speciale dhe operacione luftarake në terren urban.

E “Goditjen vendimtare” do të merr pjesë komponenta e forcave konvencionale me dy batalione të këmbësorisë së mekanizuar të ARM-së, dy batalione të Brigadës 56-Strajker- të Gardës Kombëtare të Pensilvanisë, e pajisur me automjete të blinduara, “Strajker”, batalioni i artilerisë me forcat nga Lituania dhe Mali i Zi dhe helikopterë të Maqedonisë she Amerikës.

Ndërsa në grupin luftarak për operacione speciale, do të përfshihen ekipet e forcave speciale të ARM-së, “Beretat e gjelbra” të Grupit 19 të Forcave speciale të Gardës Kombëtare të SHBA-së dhe ekipe të forcave speciale nga Shqipëria dhe Bullgaria.

Stërvitja do të ketë 26 ngjarje, 96 detyra dhe 13 ushtrime taktike, me municion të vërtetë, me armë të këmbësorisë, artileri dhe helikopterë.

Gjatë gjuajtjeve do të përdoret  municion “i zakonshëm”, por jo edhe fishekë me uranium të varfëruar.

Në ditën e mysafirëve të lartë, më 17 qershor, mbi Krivollak do të fluturojnë edhe dy aeroplanë amerikan gjuetarë F-16, si edhe bombardues strategjikë B-52, njoftuan nga Ministria e mbrojtjes brifingun e sotëm për stërvitjen.

– Fakti që në stërvitjen tonë kombëtare, të cilën do ta drejtojmë dhe organizojmë vetë, e në të cilën do të marrin pjesë gjashtë vende, që tashmë të gjithë janë  anëtarë të NATO-s dhe mbi 2700 anëtarë të këtyre armatave, tregon se ne mundemi, se dimë dhe se kemi krijuar besim që kjo të bëhet e mundur – tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Sekerinska.

“Goditja vendimtare” organizohet në partneritet me Armatën e SHBA-së dhe është pjesë e kompleksit të stërvitjeve të Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM) “Saber Guardian 19” në Detin e Zi dhe në rajonin e Ballkanit.

“Kjo është stërvitja e katërt me rëndësi rajonale, që e organizojmë me Maqedoninë Veriore në dy vitet e fundit. Vjeshtën e kaluar dhe këtë vit kemi pasur dy stërvitje të trupave amerikane nga KFOR-i, ndërsa vitin e kaluar e realizuam stërvitjen “Dragoon Guardian”, në të cilën morën pjesë rreth 300 trupa amerikane”,  tha kolonel Timoti Bjuken, atasheu për mbrojtje i SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button