Padi penale për ish-kryetarin e Komunës së Vasilevës për punë të pandërgjegjshme

Kundër ish-kryetarit të komunës së Vasilevës, 52-vjeçarit V.S është parashtruar padi penale për shkak dyshimit se ka kryer vepër penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, transmeton MIA. 

Ai dyshohet se në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017 pa vendim paraprak të Këshillit të komunës së Vasilevës ka dhënë vendime për shpenzim të karburanteve për udhëtime private dhe zyrtare të punësuarve dhe personave të cilët nuk kanë qenë të punësuar në komunë, me automjete udhëtimi të cilat nuk kanë qenë pronë e komunës.

Me këtë ai e ka dëmtuar buxhetin e komunës për 303.900 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button