Në bisedime për marrëveshjen e Qeverisë “Zaev2”, emrat do të dihen nga mesi i qershorit

Bisedimet e koalicionit të partnerëve LSDM-BDI rreth rikonstruimit të Qeverisë janë në rrjedhë dhe sipas paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev, ndryshimet e para priten të ndodhin deri në mes të qershorit, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk.

Ai tani për tani nuk zbuloi emra, por siç paralajmëroi, e di se kush mund të vendoset në vendet e atyre që do të përfshihen në “fshesën” e Qeverisë dhe në institucionet tjera.

“Tashmë bisedoj me njerëz të ri që duhet të vijnë në pozitat që do të ndryshohen, bisedimet rrjedhin. Çdo kohë të lirë do ta shfrytëzoj që të bisedoj me ata njerëz që të mund të konfirmojnë se pranojnë ta punojnë atë punë, kështu që besoj se do të arrij  jo më vonë se deri në fund të gjysmës së parë të qershorit”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Sipas Zaevit, marrëdhëniet partnere me BDI-në janë stabile, ndërsa besimi mes tij dhe liderit të BDI-së është i madh. Jemi të vetëdijshëm, tha ai, se kemi disa kuadro të dobët në radhët tona dhe prandaj flitet për ndryshimet që ndodhin.

Në lidhje me atë se bisedimet mes koalicioneve partnere mbarojnë, konfirmuan edhe nga BDI, nga ku thonë se 90 për qind të punëve janë mbaruar. Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti për “Alsat” dje deklaroi se ditët e ardhshme pritet të dihet formati i ri në Qeveri, që sipas tij, do të quhej Qeveri “Zaev2” dhe do të koncentrohet në ekonomi dhe investimet kapitale.

“Mendoj se 90 për qind e punëve janë mbaruar. Presim që ditët e ardhshme të mbarojë marrëveshja dhe të del në opinion formati i ri i Qeverisë. Nëse më pyetni për emra, nuk i di”, deklaroi Mexhiti në emisionin “Rruga drejt”.

Në qershor pritet të mbahet edhe seanca në Kuvend në të cilën do të zgjidhen ministrat e ri të Qeverisë. Sipas kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, nga 7 qershori do të mund të mbahet seanca e parë plenare në të cilën do të votohen për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, ndërsa nëse arrin propozim nga kryeministri, do të zgjidhen edhe ministrat e ri.

Ai tha se nga aspekti formal nuk ka pengesa që të dy pikat të vendosen në seancën e njëjtë.

Ndryshe, procesi i “fshesës” u paralajmërua për në fillim të qershorit, duke shtuar se nuk e di numrin e saktë të ministrave që do të ndryshohen, por se e ka konceptin e ndryshimeve.

LEXO: LSDM-ja ka miratuar shkarkime të reja, me instrument partiak do t’i kontrollojë ministrat dhe kryetarët e komunave (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button