Është ulur numri i maturantëve në RMV, për gjashtë vjet 3.736 më pak

Në provimin shtetëror të maturës sivjet do të testohen 15.553 nxënës në shtet. Para gjashtë vjetësh në vitin 2013 ky numër ka qenë 19.289 që tregon se këtë periudhë, numri i nxënësve që do të testohen është ulur për 3.736 maturantë. Në vitin 2015 ka pasur 17.600 nxënës, ndërsa në vitin 2016 – 16.859. numrat tregojnë se vazhdimisht bie numri i maturantëve, të cilët janë pjesë e sistemit të detyruar arsimor, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Prej nxënësve të sivjetmë, 7.629 janë gjimnazistë, 7.604 nga shkolla të mesme profesionale dhe 257 nga sistemi arsimor artistik, informojnë nga Qendra e Provimeve Shtetërore.

“Në pajtim me konceptin për maturë dhe për provim përfundimtar në shkollën e mesme katërvjeçare, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, provim ektern kalojnë në tre lëndë. E patjetërsueshme për të gjithë është gjuha amtare. Më 1 qershor në të gjitha shkollat e mesme, maturantët do të testohen në gjuhë të huaj. Si çdo vit, ashtu edhe këtë vit më shumë maturant janë paraqitur që të testohen në gjuhën angleze dhe atë 14.413. numri i kandidatëve që janë paraqitur për t’u testuar në gjuhë tjetër është më i ulët. Gjuhë frënge kanë zgjedhur 59 kandidatë, gjermane 201, ruse 15”, tregojnë për “Meta”-n nga Qendra e Provimeve Shtetërore.

Më 8 qershor në gjuhën maqedonase dhe literaturë do të testohen 10.386 maturant, gjuhë shqipe dhe literaturë 4.566, ndërsa 327 në gjuhën turke dhe literaturë. Më 11 qershor do të testohen në fizikë, kimi, biologji, biznes, histori, filozofi, sociologji dhe estetikë. Në biznes do të testohen 4.206 kandidatë, histori 2.407, biologji 3.631, filozofi 2.691, sociologji 569, kimi 227, fizikë 128 dhe estetikë 166.

Më 13 qershor do të testohen 2.049 kandidat në matematikë. Materiali i provimeve të njëjtën ditë që realizohet dërgohet në shkolla dhe kthehet në Qendrën e Provimeve Shtetërore. Të gjitha provimet fillojnë në orën 10:00.

Në procesin e realizimit të maturës në shkolla janë angazhuar edhe 2.388 mësimdhënës si dhe testatorë dhe rreth 200 vëzhgues.

Nga Qendra e Provimeve Shtetërore të gjithë maturantëve u dëshirojnë sukses në provime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button